Rënia e një rrufeje në Dibër rreth orës 15.00 të ditës së sotme ka lënduar gjashtë turistë, mes të cilëve tre shqiptarë e tre të huaj, që ndodheshin për piknik në “Bjeshkët e Grevës” sipër fshatit Ilnic të Dibrës.
Rrufeja ra gjatë kohës kur kishte nisur një shi i dendur dhe për t’iu shmangur stuhisë u futën në një vend të mbrojtur nga shiu. Disa metra më tej ka rënë një rrufe e për pasojë janë lënduar lehtë 6 shtetasit.
Policia lokale ka shkuar menjëherë në ndihmë të turistëve duke i transportuar në spitalin e Dibrës ku po marrin trajtimin e nevojshëm.