Janë ende të paqarta rrethanat se si automjeti i aksidentuar në Rrogozhinë, ku humbën jetën 3 të rinj, përfundoi në kanalin katër metër të thellë. Dëshmitarë okularë thonë se ngjarja ka ndodhur gjatë natës ndërsa policia thotë se ka ndodhur rreth orës 7.00 të mëngjesit.
Sipas hetimeve të para, automjeti ka humbur kontrollin, pasi ka qenë me shpejtësi mbi normat e lejuara. Ndërkohë një tjetër version është se drejtuesi i mjetit ka ecur indietro pa e vënë re se pas tij ndodhej një kanal, i cili do të rezultonte fatal për tri personat në makinë. Ndërkohë që mësohet se të rinjtë po ktheshin nga një festë dhe drejtimi i tyre ishte nga Fieri në Tiranë.