Ndryshimet e situatës Covid kanë bërë që Greqia ta ndajë vendin në dy zona me paketa të veçanta trajtimi sikurse kishte njoftuar pasditen e së shtunës në një dalje për mediat, Kryeministri i venditKyriakos Mitsotakis. Këto masa që synojnë të ulin shpërndarjen evirusit në vend parashikojnë:
Nga ora 06:00 e mëngjesit të së martës 3 Nëntor dhe përgjatë gjithë muajit do të hyjë në fuqi plani i ri, i bazuar në ndarjen e territorit në dy zona, nga 4 që ishin më parë: Zona e mbikëqyrur dhe zona me rrezik të lartë.
Disa nga masat që do të aplikohen dhe që janë në zgjerim:
Përdorimi i maksës brenda dhe jashtë.
Reduktimi i trafikut nga ora 12:00 e mbrëmjes deri në 5:00 e mëngjesit.
50% punë nga shtëpia në sektorin privat dhe publik.
Mësim në distancë në universitete.