Aktualitet

Rritja e çmimit të naftës, protesta në Durrës, Lushnje, Shkodër, Kukës dhe Vlorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:36 - 10/03/22 |
Opi Nion

Rritja e çmimit të naftës ka bërë që qindra qytetarë nëpër qytetet e Shqipërisë të mblidhen në protestë.

Protesta sot po zhvillohen në Durrës, Lushnje, Shkodër, Kukës dhe Vlorë.

Në qytetin e Durrësit qytetarët janë mbledhur pranë stacionit të trenit, duke bllokuar rrugën.

Ndërsa qytetarët e Lushnjes kanë dalë në protestë dhe kanë bllokuar qarkullimin në rrethrrotullimin e Plukut.

Në qytetin e Kukësit, një grup qytetarësh protestuan duke kërkuar uljen çmimeve, të cilat kanë pësuar rritje ditëve të fundit si dhe kërkuan rritje të pagave, për të përballuar jetesën./Opinion.al

Pas