Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj e ka bërë të qartë se nuk do të ndryshohen taksat të cilat do të mund të ulnin çmimin e karburantit.
Gjatë një konference për mediat, ministrja theksoi se në kohë krize nuk mund të ndryshohet taksimi, pasi sipas saj, do të ishte një politik e gabuar.
“Nuk ka pasur asnjë deklaratë për reduktim të taksave të karburanteve, vijojmë t’i qëndrojmë qëndrimit tonë. Në momente krizash, politika e gabuar ndryshimi i taksimit. Rishikimi i aktit normativ, për peshkimin, fermerët, nuk ka pasur asnjë deklaratë për ndryshim të taksimit. Kemi hedhur për konsultim publik projektligjin për amnisti fiskale. Të konsultohemi sa më mirë”,-tha Ibrahimaj