Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritet vlera në treg e monedhave të vjetra

2017/06/04 at 1:10 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rritet vlera në treg e monedhave të vjetra

Numizmatika, vlerësimi i monedhave të vjetra tejkalon investimet e tjera. Një treg dikur në hije po aspiron fuqishëm të dalë në krye


 

Pas derës së fortifikuar të Stack’s Boëers, një galeri me monedha të rralla në Nju Jork, shitësit e qeshur tregojnë me krenari produktet e tyre të çmuara të reklamuara me kujdes në vitrina qelqi, ku nuk mund të preken nga klientët. Për të gjithë ata që nuk marrin vesh nga kjo fushë, ato duken as më shumë e as më pak sesa thjesht disa monedha të thjeshta, shkruan The Economist.

Numizmatistët, të cilët studiojnë historinë dhe artin e parave të vjetra, i shohin monedhat e ruajtura si kryeveprat estetike me një vlerë tejet të lartë.

 

Në një ankand të organizuar më 31 mars, po nga galeria Stack’s Boëers, një cent amerikan i vitit 1793 (fotoja e ilustruar) u shit për 940,000 dollarë, duke u shndërruar në qindarkën më të kushtueshme.

Një indeks i klasave të mjeteve alternative të prekshme të hartuara nga Knight Frank, një firmë konsulence, tregon se fitimi nga monedhat e rralla në një periudhë dhjetëvjeçare deri në fund të 2016-s, ishte 195%, duke mundur me lehtësi artin (139%), pullat (133%) mobiliet (31%) dhe indeksin e S&P 500 (58%).

Monedhat janë lehtësisht më të manovrueshme sesa pikturat apo mobiliet, dhe mbi të gjitha kanë një vlerë më të lartë. Pullat postare mund të jenë më të lehta, por në fund të fundit, ato nuk mund të shkrihen si ç’ndodh me monedhat.

 

Megjithatë, tregu i monedhave të rralla nuk është se ka pasur një reputacion të mirë.

Ajo që dallon një monedhë të rrallë dhe që e bën atë shumë të vlefshme nga një tjetër, që nga shkëlqimi i saj, ngjyra, detajet e vogla apo thyerjet e ndryshme që mund të ketë, janë elemente pothuajse që nuk mund të vihen re nga një sy i pastërvitur.

 

Tregtarët e monedhave false për dekada me radhë kanë mashtruar me sukses investitorët e ndryshëm, të cilët kanë ofruar shuma të larta dollari për monedha, të cilat jo vetëm që nuk kishin atë vlerë për të cilin ishin shitur por edhe më keq, mund të ishin false.

Por ato morën fund në vitin 1986, kur certifikuesi i parë i pavarur i monedhës, Professional Coin Grading Service (PCGS), në Kaliforni u caktua si organi mbikëqyrës në lidhje me vërtetësinë, origjinalitetin dhe cilësinë e monedhave.

 

Duke vlerësuar secilën monedhë në shkallë nga 1 deri në 70, PCGS i dha tregut transparencën e shumëkërkuar, duke rritur besimin e investitorëve dhe vëllimet e shitjeve.

Sot, shitjet globale të monedhave të rralla vlerësohen nga 5 deri në 8 miliardë dollarë në vit, me 85% të tregut të përqendruar në Amerikë.

 

Pra, vlerësimi i palëve të treta është bërë aq i rëndësishëm sa pothuajse të gjitha monedhat e rralla të shitura në ankand këto ditë janë vlerësuar dhe janë vulosur duke u plastifikuar si nga PCGS, ashtu edhe nga rivali i tij kryesor i saj, Numismatic Guaranty Corporation (NGC), me bazë në Florida.

Disa fajësojnë vetë sistemin e vlerësimit për fitimet tejet të larta, sepse edhe rritja me një pikë të vetme në vlerësimin e monedhës mund të dyfishojë ose të trefishojë çmimin e saj të shitjes.

 

Një monedhë dollari prej argjendi e vitit 1884, pasi kaloi nga 62 pikë në 63 pikë, iu rrit vlera nga 19,500 në 65,000 dollarë. Procesi i vlerësimit është subjektiv, kriteret e vlerësimit përfshijnë “impaktin që ato të lënë me shikim të parë”. Scott Travers, një tregtar monedhash në Nju Jork, thotë se investitorët ndonjëherë e dërgojnë të njëjtën monedhë nga 10 deri në 20 herë në të njëjtën kompani, me shpresën që ajo të përmirësohet sa më shumë. E gjithë kjo çoi në një “rritje të vlerësimit” të monedhave, që padyshim shoqërohet edhe me gëzimin e investitorëve.

Por në një periudhë afatgjatë, një rritje e qëndrueshme vetëm nga një propozim i thjeshtë me siguri që do të ndikojë në uljen e çmimit të tyre. Tashmë ka lindur nevoja e domosdoshme për “vlerësues të “gradave” të monedhave, duke shpresuar se kjo gjë do të ndikojë në stabilizimin dhe vendosjen e një disipline në përcaktimin e vlerësimit të tyre. Në të ardhmen mbase do të duhen, vlerësues të vlerësueseve të vlerësuesve!/Monitor

Etiketa: monedha te vjetra


Ju sugjerojmë

Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
Bota

Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel

14 Qershor, 2026 5:38 pm
Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit
Bota

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit

14 Qershor, 2026 2:22 pm
Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
Kryesore

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

14 Qershor, 2026 1:57 pm
“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
Bota

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

14 Qershor, 2026 1:25 pm
Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
Kronikë

Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur

14 Qershor, 2026 1:17 pm
Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE
Kryesore

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE

14 Qershor, 2026 10:09 am
Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste
Kryesore

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste

14 Qershor, 2026 10:05 am
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi
Kryesore

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi

14 Qershor, 2026 10:00 am
Kurti: Nuk kemi problem me çfarëdo kandidati për President që mund të sjellë LDK
Kryesore

Numërohen votat e diasporës, Vetëvendosja shkon në 51 mandate

14 Qershor, 2026 9:40 am
Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
Kronikë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

13 Qershor, 2026 10:44 pm
Para
Sali Berisha votohet si opozitari më i mirë në parlament

Berisha: Plas Antraksi në Sarandë, qeveria e mban sekret

Video/ Makina përplas një grua në Kombinat

Video/ Makina përplas një grua në Kombinat

De Biasi publikon listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e shumë pritura larg mediave

Formacioni i Shqipërisë përballë Luksemburgut
















TE FUNDIT

Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel

Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor, 2026

Bashkimi Evropian po përgatitet të presë për herë të parë talibanët në Bruksel për “bisedime teknike” mbi kthimin e afganëve...

Lexo më shumë

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit
14 Qershor, 2026

Menjëherë pas fillimit të luftës së agresionit kundër Ukrainës, dolën paralajmërime për një rrjedhje të mundshme të paligjshme të armëve,...

Lexo më shumë

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
14 Qershor, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur Edi Ramës përmes një video-mesazhi të ndarë në rrjetet sociale, pas deklaratave...

Lexo më shumë

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
14 Qershor, 2026

Agjencia gjysmëzyrtare iranian Fars, duke cituar një burim të informuar, raportoi se Teherani ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}