Bota

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi


               Publikuar në : 09:55 - 17/02/20 |
Al Do

Numri i viktimave nga koronavirusi i ri në Kinë arriti në 1,770, njoftoi të hënën Komisioni​ i Shëndetit Kombëtar.

I njëjti burim bëri të ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus aktualisht është 70,548.

Gjatë tre ditëve të fundit ishte raportuar për rënie të numrit të infektuarve por 24 orët e fundit u konfirmuan mbi 2,000 raste të reja.

Shumica e rasteve të reja u raportuan në qytetin Wuhan, i cili është edhe qendra e shpërthimit të koronavirusit.

Jashtë Kinës, ka pasur më shumë se 500 raste në gati 30 vende.

Katër vetë po ashtu kanë vdekur jashtë Kinës, në Francë, Hong Kong, Filipine dhe Japoni por ata kanë qenë shtetas kinez të cilët kanë udhëtuar në këto vende.

Lloji i ri i koronavirusit shkakton sëmundje akute të frymëmarrjes, e cila është emëruar Covid-19. /Opinion.al

Pas