Italia ka regjistruar 551 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19. Sipas Autoriteteve shëndetësore, bëhet fjalë për një nga shifrat më të larta të javëve të fundit, ndërkohë që shënon rritje të dukshme nga dita e djeshme, kur ishin 386.
Rritet edhe numri i të infektuarve, 18765, por krahas dyfishimit të testimeve nga dita e djeshme. Kjo ndikon edhe në nivelin e pozitivitetit, që bie në 5.6% nga 8.1% i ditës së mëparshme.