Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritet numri i terroristëve të rinj/ Si i rekruton “Shteti Islamik” adoleshentët në Evropë, a është kjo e qëllimshme? 

2024/09/22 at 9:26 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rritet numri i terroristëve të rinj/ Si i rekruton “Shteti Islamik” adoleshentët në Evropë, a është kjo e qëllimshme? 

Ai sulmoi konsullatën e përgjithshme të Izraelit në Mynih, shkëmbeu zjarr me policët gjermanë dhe u qëllua për vdekje. Hetimet e mëvonshme zbuluan se 18-vjeçari Emrah I. ishte ndikuar nga propaganda xhihadiste, megjithëse më parë nuk kishte treguar asnjë shenjë. 


I vetmi tregues, që mund të lidhej me tentativën për atentatin në Mynih vjen nga pranvera e vitit 2023. Në atë kohë pas ankesave për një zënkë në të cilën ishte përfshirë i riu, policia austriake i gjeti atij një lojë kompjuterike, ku shihej flamuri i Al-Kaidës. Policia beson se Emrah I. u radikalizua gjatë muajve të fundit përmes internetit. 

Rritet numri i terroristëve të rinj 

Emrah I. nuk është i vetëm. Mes marsit 2023 dhe marsit 2024 studiuesit në Institutin e Uashingtonit për Politikat e Lindjes së Mesme regjistruan në mbarë botën 470 padi të lidhura me grupin ekstremist “Shteti Islamik” (IS). Në të paktën 30 raste ishin të përfshirë adoleshentë ose të mitur. Por shifra reale mund të jetë “shumë më e lartë”, thuhet në raport, sepse shumë vende nuk e specifikojnë moshën e të arrestuarve. 

Një studim tjetër nën drejtimin e ekspertit për terrorizmin Peter Neumann nga King’s College në Londër shqyrtoi 27 raste aktuale të lidhura me IS-in. Rezultati: Dy të tretat e të arrestuarve në këtë kontekst ishin të mitur. 

Në fillim të shtatorit një 14-vjeçar u arrestua në Uruguaj, pasi e kishte përshkruar veten në internet si një “ujk të vetmuar”. Disa ditë më vonë autoritetet zvicerane arrestuan një 11-vjeçar. Ai kishte shpërndarë mesazhe ekstremiste në rrjetet sociale. 

Rekrutim i qëllimshëm i adoleshentëve në Perëndim? 

IS-i u mposht ushtarakisht në vitin 2017. Por grupi ekziston ende. Ai është i pranishëm në vendet afrikane dhe Afganistan. Atje ai njihet si “Shteti Islamik – Provinca e Khorasanit” (IS-PK ose IS-K). 

Që nga janari i këtij viti IS-PK u ka bërë thirrje ndjekësve të tij, që të kryejnë sulme “të vetmuara” në Evropë, duke synuar evente të mëdha si Lojërat Olimpike, koncerte dhe ndeshje futbolli. 

Në rastin e sulmit të mundshëm ndaj pjesëmarrësve në një koncert të Taylor Swift në Vjenë, policia austriake kontrolloi rrjetet digjitale të të dyshuarit kryesor austriak 19-vjeçar. Policia gjermane arrestoi më vonë një 15-vjeçar në Brandenburg, i cili dyshohej se mbështeste austriakun. 

Sulmet e të rinjve zakonisht “frymëzohen” nga grupi IS dhe nuk urdhërohen drejtpërdrejt nga një person nga Afganistani, për shembull. Kjo është një dinamikë krejtësisht e ndryshme nga ajo e vitit 2014, kur IS pushtoi pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë. Në atë kohë rekrutët e mundshëm qëndronin shpesh në kontakt direkt me një person në Lindjen e Mesme, i cili i inkurajonte që të linin atdheun e tyre dhe të vinin në “kalifat”. 

Aktualisht propaganda është më pak e centralizuar, thotë Lucas Webber nga think tank, Soufan Center, në Nju Jork. “Më shumë mund të flitet për një aparat organik të një komuniteti në internet.” 

Nuk ka as shërbim qendror mediatik dhe as një komandë qendrore, që kontrollon sulmet, thotë Pieter Van Ostaeyen, analist që punon ndër të tjera për Projektin Kundër Ekstremizmit me qendër në Nju-Jork, Berlin dhe Londër. “Por tani ka një rrjet të larmishëm, që rekruton të rinj”. 

“Është më shumë një rrjet difuz, në të cilin fëmijët duan të fitojnë ndikim në rrethin e tyre në internet”, thotë Moustafa Ayad nga Instituti i Londrës për Dialogun Strategjik, i cili merret me ekstremizmin e të gjitha llojeve. Ideologjia vazhdon të luajë një rol, thotë Ayad. Por “tik-tokifikimi” i përmbajtjeve të IS në video të shkurtra ua bën më të lehtë të rinjve qasjen në këtë botë. 

Përse janë të miturit kaq të influencueshëm? 

Mesazhi bazë i IS-it ka qenë gjithmonë i njëjtë: bota persekuton muslimanët. Por nëse të rinjtë do t’i bashkoheshin IS, ne do të ishim të fortë së bashku. Të rinjve të margjinalizuar, që kërkojnë bashkësi apo orientim, mund t’i duket tërheqës ky lloj mesazhi, thonë psikologët. Në propagandë luajnë rol edhe faktorët politikë. Sipas ekspertëve grupi IS përdor konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës gjoja si provë se “pjesa tjetër e botës i urren myslimanët”. Prandaj ndjekësit e tij duhet të hakmerren, thuhet në video. “Imazhet e kamerave të vdekjeve të civilëve në Rripin e Gazës mund t`i shohë kushdo. Ato tregojnë vdekjen dhe shkatërrimin dhe u bëjnë përshtypje edhe fëmijëve”, thotë Ayad. “Kjo bën që fëmijët ose të tërhiqen ose të bëhen më agresivë.” 

Edhe forcimi i së djathtës ekstreme në Gjermani dhe debati aktual rreth emigracionit dhe islamofobisë mund të ndikojnë tek të rinjtë e margjinalizuar nga këto komunitete. “Më shumë ekstremizëm i djathtë çon në më shumë sjellje xhihadiste. Është e thjeshtë”, thotë Pieter Van Oestaeyen për DW. “Të dy grupet përforcojnë njëri-tjetrin.” 

Pra, sa i madh është rreziku nga të ashtuquajturit “TikTok-terroristët”? Ka shumë kërcënime nga anëtarët e Shtetit Islamik, thotë Ayad. “Por unë nuk mendoj se jemi në të njëjtën gjendje si në 2015 dhe 2016. Planet e këtyre fëmijëve zakonisht nuk janë të menduara seriozisht. Por nëse janë të suksesshme, mund të kenë pasoja masive. Mjafton vetëm një sulm i suksesshëm”./DW 



Ju sugjerojmë

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Rusia gati për paqe me Ukrainën, por vetëm mbi bazën e marrëveshjeve të…

23 Qershor, 2026 10:32 pm
Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor
Bota

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

23 Qershor, 2026 10:26 pm
Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK
Aktualitet

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK

23 Qershor, 2026 9:21 pm
Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu
Aktualitet

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu

23 Qershor, 2026 9:16 pm
Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën
Aktualitet

Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën

23 Qershor, 2026 7:19 pm
Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor
Bota

Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor

23 Qershor, 2026 6:51 pm
FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”
Sport

FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

23 Qershor, 2026 6:38 pm
Francë/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit
Bota

Francë/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit

23 Qershor, 2026 5:41 pm
Protesta, Braçe: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme
Politikë

Protesta, Braçe: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme

23 Qershor, 2026 5:30 pm
La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…
Kryesore

Deputetja nxjerr mesazhet me Ramën dhe i kërkon dorëheqjen: S’kam frikë të…

23 Qershor, 2026 5:16 pm
Para
Diario Crítica (1939) / Nënat argjentinase solidarizohen me mbretëreshën Geraldinë të Shqipërisë 

Diario Crítica (1939) / Nënat argjentinase solidarizohen me mbretëreshën Geraldinë të Shqipërisë 

Ministri Hasani merr pjesë në Asamblenë e OKB, priten marrëveshje me disa shtete për liberalizimin e vizave 

Ministri Hasani merr pjesë në Asamblenë e OKB, priten marrëveshje me disa shtete për liberalizimin e vizave 

Sulm me armë në SHBA, 4 të vrarë dhe me dhjetëra të plagosur 

Sulm me armë në SHBA, 4 të vrarë dhe me dhjetëra të plagosur 
















TE FUNDIT

Putin: Rusia gati për paqe me Ukrainën, por vetëm mbi bazën e marrëveshjeve të…

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
23 Qershor, 2026

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Moska mbetet e gatshme të zhvillojë negociata paqeje me Ukrainën, por vetëm mbi bazën...

Lexo më shumë

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor
23 Qershor, 2026

Koreja e Veriut ka deklaruar se do të përshpejtojë forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake dhe programit bërthamor, ndërsa lideri...

Lexo më shumë

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK
23 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për Dritan Goxhajn, i cili lexoi deklaratën me disa kërkesa në protestën para Kryeministrisë....

Lexo më shumë

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu
23 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 24 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}