Itali vijon të përballet me Koronavirusin. Mësohet se deri më tani ka shkuar në 350 numri i personave të infektuar, ndërsa 11 persona kanë humbur jetën.
Viktima e fundit u regjistrua dje. Ajo ishte një e moshuar 76 vjeçare e cila ndërroi jetë në spital. Sipas shpërndarjes, 9 viktima janë në rajonin e Lombardisë, ndërsa dy viktima numërohen në Veneto.
Kujtojmë që edhe në vendet kufitare me Italinë janë regjistruar të infektuar me virusin vdekjeprurës. Në Zvicër është shënuar një person, ndërsa në Austri 2 të tillë. Pikat kufirtare të Italisë me vendet fqinje kanë kontroll të lartë./ Opinion.al