Bota

Rritet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:04 - 12/10/20 |
Opi Nion

Vijon të përkeqësohet situata e krijuar nga pandemia COVID-19 në Itali. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 4619 raste të reja me koronavirus, shifër kjo pak më e ulët se një ditë më parë, por kjo si pasojë dhe e numrit më të ulët të testimeve.

Rritje të ndjeshme ka pësuar numri i viktimave ku 39 pacientë nuk mundën ta fitonin betejën me virusin vdekjeprurës, duke e çuar numrin total që nga nisja e pandemisë në 36,205.

Të shëruarit janë 891, ndërkohë që rajoni me më shumë raste të reja vijon të jetë Lombardia.

Një presion në rritje janë duke ndjerë dhe spitalet ku regjistrohen 302 të shtruar më shumë se një ditë më parë, 32 prej të cilëve në terapi intensive./ Opinion.al

Pas