Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritet kërkesa për prona në bregdet nga të huajt

2024/04/07 at 9:13 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Rritet kërkesa për prona në bregdet nga të huajt

Shtohet kërkesa për blerje pronash në bregdet nga shtetasit e huaj, si italianë, maqedonas, turq, zviceranë apo nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Investimet në bregdet, përveçse si shtëpi pushime, po preferohen gjithnjë e më tepër edhe për dhënie me qira apo rishitje.


Z. Eltion Koçi, drejtor i shitjeve në Balfin Real Estate, tha se edhe këtë vit është rritur kërkesa për blerje vilash, pasi shumë blerës po priren drejt investimeve për hapësira të mëdha.

Për sa i përket ecurisë së çmimeve, ai pohoi se sipas analizave të kryera vitet e fundit, vlera e pronës në bregdet është rritur me ritme disa herë më të larta. Pavarësisht tendencës rritëse, krahasuar me rajonin, Shqipëria vijon të mbetet më e lirë në çmimet e pasurive të paluajtshme.

Z.Koçi shtoi se nisur nga përllogaritjet e kompanisë, norma e kthimit të investimit nëpërmjet qiradhënies për pronat e kompanisë po arrin në nivelet e Dubait, me normë 6 deri në 8,5% të kthimit të investimit.

Balfin Real Estate ka në menaxhim një portofol të madh pronash të shtrira në zona të ndryshme të Shqipërisë, siç janë zonat bregdetare në Adriatik dhe Jon, në zonën malore, si dhe në juglindje të vendit.

 

Konkretisht, si janë konceptuar për t’u zhvilluar projektet kryesore në bregdet? A do të ketë ndërtime duke përfshirë vila dhe apartamente?

Investimi në një pasuri të patundshme është një moment shumë i rëndësishëm për secilin prej nesh. Është një investim afatgjatë, që u siguron blerësve një jetë më të mirë ose fitime të pritshme për të ardhmen.

Kjo sipërmarrje kthehet në një përgjegjësi absolute dhe të vazhdueshme për ne, duke identifikuar nevojat e klientëve tanë, nga nevojat më elementare deri tek ato elitare dhe premium, të denja për klientë kërkues, që e dinë se çfarë kërkojnë dhe çfarë duan të marrin.

Në filozofinë tonë të punës, që në fazat e para të projektimit e deri në përfundim të projektit, primar është klienti. Ne u kushtojmë vëmendje shumë të veçantë detajeve dhe mundohemi që të ofrojmë të gjithë gamën e shërbimeve, duke e bërë çdo klient të ndihet në qendër të çdo gjëje në 360 gradë.

Vetëm nëpërmjet kësaj perspektive në punën tonë, ne mundohemi të ofrojmë paketën e duhur që përmbush kërkesat e klientëve tanë, duke e bërë këtë një përvojë të mrekullueshme për të dyja palët. Konceptimi i projekteve nis që nga faza fillestare dhe ka të bëjë me:

  • Vlerësimin e pozicionit gjeografik dhe përzgjedhja
  • Studimi i vizibilitetit
  • Kërkimi i tregut
  • Mbështetje në zhvillimin e konceptit
  • Strategji markash dhe marketingu
  • Plan Biznesi
  • Konsulencë ligjore

Projektet e portofolit tonë në përgjithësi krijojnë një jetesë në komunitet me të gjitha shërbimet dhe komoditetet e nevojshme.

Ato janë konceptuar në mënyrë të tillë që si rezidentët, ashtu edhe vizitorët, të mund të kenë çdo shërbim pranë, duke nisur që nga ato më të zakonshmet e deri te shërbimet argëtuese apo relaksuese për çdo grupmoshë, duke qenë një mixed-used.

Projektet tona në bregdet janë kthyer në destinacione, pasi që në fillim konceptohen të jenë të tilla.

 

Si është tendenca e çmimeve krahasuar me vjet për apartamentet dhe vilat që ofrohen në projektet që jeni duke zhvilluar, në rënie apo rritje?

Krahasuar me rajonin, Shqipëria vijon të jetë ende një vend i lirë, por studimet e fundit në botë kanë treguar se “real estate” jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufijve do të kenë një trend rritës. E gjithë Riviera Shqiptare është një zonë me potencial të lartë zhvillimi.

Nëse do të bëjmë një analizë të tregut vitet e fundit, shohim se vlera e pronës në bregdet është rritur me ritme disa herë më të larta.

Ky trend lidhet me numrin gjithnjë e më të lartë të turistëve, jehonën që po i bëhet Shqipërisë vitet e fundit dhe interesit për të investuar në sektorin e pasurive të paluajtshme, sidomos në zonën bregdetare ku gjatë viteve të fundit ka pasur një rritje prej 118% të vlerës së pronës.

 

Po për sa i përket kërkesës për blerje, çfarë preferohet më tepër, blerja e vilave apo apartamenteve?

Kërkesa është e vazhdueshme si për vila, edhe për apartamente. Vitet e fundit shohim një kërkesë për vila, e lidhur me faktin se tashmë klientët po priren drejt hapësirave të mëdha që do të ofronin një jetë me të gjitha lehtësitë në të, një eksperiencë përtej asaj që ofron një apartament.

Vlen për t’u theksuar fakti se në projektet tona kemi një kërkesë të vazhdueshme edhe për njësitë tregtare që janë duke mirëpritur brandet më të njohura ndërkombëtare.

 

Kush e dominon kërkesën për blerjen e pronave, të huajt apo vendasit?

Sipas të dhënave, vitet e fundit është vënë re një trend në rritje i investitorëve të huaj në Shqipëri dhe vendin e parë e zë sektori i pasurive të paluajtshme.

Të huajt janë të interesuar përgjithësisht për prona në zonën bregdetare. Përveç shqiptarëve, ne kemi gati 35% blerës të huaj jorezidentë në Shqipëri, që janë kryesisht italianë, maqedonas, turq etj.

Në këtë listë nuk mungojnë edhe blerës nga Zvicra, apo Emiratet e Bashkuara Arabe, por theksojmë se mbetet gjithmonë konstante kërkesa nga vendasit që kërkojnë të blejnë një shtëpi të dytë ose të tretë, për pushime apo sepse e shohin si një mundësi shumë të mirë investimi.

 

A është më e lartë kërkesa krahasuar me vjet dhe arsyet?

Mund të themi, pa frikë, se kërkesa për të investuar në pasuri të paluajtshme këtë vit është më e lartë dhe këtu, rol thelbësor ka jehona që i është bërë Shqipërisë në mediat më prestigjioze ndërkombëtare, duke rritur interesin jo vetëm për ta njohur Shqipërinë, por edhe për të investuar apo për të jetuar në këtë vend.

Kostoja e jetesës këtu është më e ulët, por vlera e pronës po rritet nga viti në vit dhe ky është një motiv për të investuar dhe për të përfituar nga investimi në një të ardhme të afërt.

Kjo kërkesë në rritje reflektohet edhe në projektet tona. Një element që vlen të theksohet dhe që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e interesimit për të investuar në prona të patundshme, është taksa thuajse zero, për këdo që investon në blerjen e një prone të dytë.

Gjithashtu, trajtimi i klientëve të huaj me të njëjtat lehtësi si klientët rezidentë, siç është edhe financimi pa kolateral, ka rritur edhe më shumë interesin e investitorëve të huaj për të blerë një pronë në Shqipëri.

 

Për çfarë qëllimi po blihen më tepër pronat për investim apo banim?

Vilat dhe apartamentet janë të banueshme në 365 ditë të vitit dhe kemi pasur një kërkesë shumë të lartë për njësi banimi, duke mos lënë pas edhe kërkesën për investim.

Blerjet me qëllim investimi janë shtuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, edhe falë programeve të investimit që ne ofrojmë, siç është Programi i Qiradhënies dhe Financimi pa Kolateral. 30% e klientëve tanë blejnë për investim dhe e shohin si një mundësi financimi, pasi në Shqipëri është e vështirë të kesh të ardhura pasive, sikurse i ofron real estate.

Me rritjen e vlerës së pronës, këto prona blihen edhe për rishitje.

 

Në tërësi, a është e leverdishme norma e kthimit të investimit për këto prona? Sa vite zgjat kthimi i investimit nga qiradhënia?

Ne jemi gjatë gjithë kohës në kontakt me klientët tanë, madje edhe pas procesit të shitjes së pronës, duke ju ofruar atyre çdo shërbim përmes një grupi ekspertësh.

Gjatë kontakteve të vazhdueshme kemi vënë re se thuajse të gjithë klientët janë të kënaqur, si nga shërbimi që marrin, ashtu edhe nga përfitimet prej investimit.

Në pronat e portofolit tonë, norma e kthimit të investimit është ndër më të lartat krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, ku trendi i çmimeve ka qenë konstant për një periudhë të gjatë tashmë, ndryshe nga Shqipëria, që prej disa vitesh ka përjetuar një rritje të vazhdueshme.

Ne mund të krahasohemi me vende si Dubai, një ndër tregjet më atraktive të Real Estate në botë, që për momentin po përjeton një normë prej 6 deri në 8,5% të kthimit të investimit./Monitor



Ju sugjerojmë

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
Kryesore

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

14 Maj, 2025 7:18 pm
Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
Politikë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

14 Maj, 2025 7:02 pm
‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
kulture

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

14 Maj, 2025 6:53 pm
Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
Politikë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

14 Maj, 2025 6:20 pm
Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
Bota

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

14 Maj, 2025 6:04 pm
“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
Aktualitet

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

14 Maj, 2025 5:40 pm
Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson
Politikë

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson

14 Maj, 2025 5:32 pm
Berisha: Do ndalojmë me ligj veprimtarinë e fondacionit Soros në Shqipëri
Kryesore

Rezultati i zgjedhjeve, Berisha mbledh sonte drejtuesit politikë të qarqeve

14 Maj, 2025 5:22 pm
Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin
Politikë

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin

14 Maj, 2025 5:15 pm
Para
Veliaj publikon projektin për parkun fundor te Bulevardi i Ri


Veliaj publikon projektin për parkun fundor te Bulevardi i Ri


Emri/ Person me rrezikshmëri të lartë, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Holandë

Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 18-vjeçari në Shkodër

Lëvizte me mina dhe eksploziv, arrestohet 45-vjeçari në Rrëshen

Lëvizte me mina dhe eksploziv, arrestohet 45-vjeçari në Rrëshen
















TE FUNDIT

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama po mban në sheshin 'Skënderbej' fjlim e parë të fitores, pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit....

Lexo më shumë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
14 Maj, 2025

Teksa në Parkun Olimpik po vazhdon numërimi i votave të diasporës, përplasje mes partive politike për zarfat e ardhur nga...

Lexo më shumë

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
14 Maj, 2025

“Zjerm” dhe Shkodra Elektronike ndezën emocionet dhe krenarinë shqiptare në zemër të Zvicrës, në Bazel, duke e çuar Shqipërinë në...

Lexo më shumë

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur në Prishtinë të mërkurën pasdite, dhe është pritur në një takim nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com