Vendi ynë gjatë paradites do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta përgjatë vijës bregdetare dhe zonave të ulëta, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat malore lindore duke rrezikuar shira të dobët.
Ndërsa pasditja dhe orët vijuese sjellin zhvillim të vranësirave duke i theksuar në të gjithë territorin dhe duke sjell reshje të pakta dhe të izoluara shiu.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale 5°C, ndërsa vlera maksimale do të jetë 23°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzimi 2 ballë./Opinion.al