Aktualitet

Rriten temperaturat në mëngjes, si do të jetë moti gjatë ditës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:14 - 31/08/21 |
Opi Nion

Vendi ynë do të mbetet sërish në ndikimin e qendrës së presionit të lartë atmosferik duke bërë që orët e paradites të dominohen nga mot i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore përgjatë kufirit lindor ku do të shfaqen vranësira të lehta.

Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime dhe vranësira të pakta në bregdet dhe zonat e ulët por zhvillim të vranësirave do të ketë në ekstremin verior duke rrezikuar shira të izoluar dhe të papërfillshëm.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe gjatë mesditës duke bërë që vlera më e ulët të jetë në Ersekë 12°C ndërsa maksimalja në rang territori parashikohet në Qarkun e Elbasanit deri në 31°C.

Dita e sotme do të sjellë forcim të parametrit të erës, kryesisht në bregdet duke arritur deri në 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Pas