Aksidentet rrugore, duken nje problem i pazgjidhshem per Shqiperine. Në tre muajt e pare te ketij viti numri i aksidenteve ne rruge eshte rritur 10% sipas Institutiit te Statistikave. Paradoksalisht, kjo rritje erdhi edhe pse fondet per sigurine rrugore u rriten ndjeshem qe vitin e kaluar. Ndersa aksidentet shtohen edhe pse shtohen financimet, duket se eshte bere me i veshtire objektivi i qeverise per te ulur me 40% aksidentet ne 2020-en.
Siguria rrugore, ka terhequr edhe vemendjen e Bankes Boterore tashme ka nenshkruar nje marreveshje huaje me Shqiperine prej 65.9 milione euro. Ne një vleresim te hershem të Bankës Botërore thuhet se shkaku kryesor i aksidentëve është planifikimi i rrugëve.
Por, nje nje konference te perbashket per sigurine rrugore, drejoresha e Bankes Boterore vuri ne dukje edhe nivelin ende te ulet te investimeve ne sinjalistike.
Se bashku me huane e Bankes Boterore, qeveria shqiptare ka parashikuar te shpenzoje ne infrastrukuren rrugore mbi 41 milione euro deri ne fund te vitit 2021.