Një incident i rëndë ka ndodhur në Belgjikë, kur një pemë e Krishtlindjeve 20 metra e gjatë ra mbi një grua, duke i shkaktuar vdekjen dhe duke plagosur tre të tjerë.
Pamjet e kamerave të sigurisë në mediat belge të lajmeve treguan një pemë të Krishtlindjes 20 metra të lartë, duke u rrëzuar pranë një tregu Krishtlindjesh në qytet, në lindje të Brukselit.
Ndër të tjera mësohet se shkak për rënien e pemës u bë era e fortë. 63-vjeçarja u dërgua në spital, ku humbi jetën pas plagëve të marra. Tre persona të tjerë u plagosën, teksa nuk dihet ende gjendja e tyre.
Rrethanat e sakta të aksidentit janë duke u hetuar, por siç bëjnë me dije mediat holandeze, që nga fundi i muajit nëntor janë evidentuar probleme me vendosjen e pemës./Opinion.al