Një turiste australiane ka humbur tragjikisht jetën teksa kishte ardhur të shijonte bukuritë e Valbonës. Ajo ka rrëshqitur dhe ka rënë nga një lartësi prej 80 metrash.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur dje në vëndin e quajtur “Qafa e Valbonës”, ku turistja me inicialet A.V.SH, 56 vjeçe ka rrëshqitur në një vend me dëborë dhe rënë nga një lartësi 80 m në humnerë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia thotë se turistja ndodhej në Tropojë sëbashku me bashkëshortin e saj dhe një çift tjetër. Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e aksidentit fatal. Zona ku ka ndodhur ngjarja paraqet vështirësi për transportin e viktimës.