Bota

Rrëzohet avioni në një zonë të banuar në Turqi, humbin jetën dy pilotët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:40 - 25/04/22 |
Opi Nion

Një aeroplan trajnues u rrëzua në një zonë banimi në provincën veriperëndimore të Bursës në Turqi të hënën. Mediat turke shkruajnë se në aksident humbën jetën instruktori i fluturimit dhe piloti praktikant.

Sipas mediave turke, avioni me një motor u rrëzua në një zonë me ndërtesa të shumta banimi, por nuk pati raportime për viktima në terren.

Zjarrfikësit ishin në vendngjarje, ndërsa flakët shpërthyen pak pasi avioni u rrëzua.

Në vendngjarje kanë qenë edhe oficerët e policisë dhe personeli i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD)./Opinion.al

Pas