Një aeroplan i vogël është rrëzuar në afërsi të Lisbonës në Portugali, e që sipas mediave lokale të vdekur kanë mbetur 5 personat që ishin brenda. Sipas informacioneve të para, në aeroplan ka pasur një shpërthim.
Komandanti operaciona, Miguel Cruz i ka thënë agjencisë Associated Press, se viktimat janë një pilot zviceran, tre pasagjerë nga Franca dhe një shofer kamioni nga Portugalia, i cili u godit nga avioni.
Si pasojë dëme kanë pësuar edhe disa ndërtesa afër vendit ku është rrëzuar aeroplani.