Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëzimi i avionit, bariu:Pashë 1 grua e 2 burra, futën gjëra nga avioni në makinë

2021/10/05 at 10:00 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Avioni privat kryen ulje të detyruar në Vermosh, shpëtojnë piloti dhe pasagjeri

Vijon të mbetet mister ulja e avionit Vermosh, i cili gjithashtu nuk kishte shenja dalluese për t’iu bërë të mundur autoriteteve itenerarin e fluturimit të tij.


Ulja e avionit është parë vetëm nga nja bari, cili ndodhej rastësishtë me bagëti në atë zonë. Kolë Vuçaj shprehet për “Balkanweb” se pasi pa avionin të rrëzohej ka nxituar për t’i ndidhmuar personat që ndodheshin brenda avionit, por ata nuk kanë pranuar.

Vuçaj tha se pas avioni është ulur, ka ardhur në foristradë e cila për 45 minuta ka qendruar në vendin e ngjarjes.

Kolë Vuçaj tregon se personat që ndodheshin në foristradë, por dhe ata që ishin në bordion e avionit por nga aeroplani në drejtim të mjetit disa çanta. Bariu saktëson se afër aeroplanit ishin tre persona, dy burra dhe një grua.

Vuçaj thotë se pasi mbaruan së marri ngarkesën që kishte avioni, ata janë larguar me foristradë në drejtim të Vermoshit.

Si e ke parë avionin fillimisht?

Kolë Vuçaj: Nga ora 8:30 e mëngjesit ka ardhur dhe është futur në zonën e Vermoshit në pjesën që ne i themi asfalti i Velipojës këtu në Vermosh. Ka shkuar dhe ka qëndruar në një fushë rreth gjysëm ore pastaj është ngritur nga aty në drejtim të Vermoshit sërish, unë isha me bagëtitë në mal dhe kam dëgjuar dy krisma, një të vogël dhe një të madhe pastaj. Kur dëgjova krismën e madhe mendova se avioni është rrëzuar. Pas krismës unë shkova në vendngjarje për të dhënë ndonjë ndihmë se mendova se janë të aksidentuar. U afrova, por nuk me lanë që të shkoj deri tek avioni. Më bërtitën tre herë dhe një herë bërtita edhe unë. Më thanën largohu, po të them largohu dhe unë u largova. Pastaj nga larg kam parë me dylbi dhe ishte një fouristradë dhe aty ishte njëri që po bënte roje që të mos afrohej askush kurse dy të tjerë po transportonin diçka nga avioni në makinë. Se çfarë po transportonin unë nuk e di por di që diçka po transportonin.

Sa vetë ishin total?

Kolë Vuçaj: Në total ishin tre vetë, të gjithë në tokë. Në avion brenda se di sa kanë qenë por në tokë ishin tre persona ku dy bënin transportin dhe njëri nuk lejonte të tjerët që të afroheshin. Personi që bëntë roje ishte rreth 3 metër larg nga avioni.

Sa orë ka qëndruar fouristrada aty?

Kolë Vuçaj: Unë kam ikur por di që afërsisht 45 minuta deri në një orë kanë qëndruar aty duke bërë transportin nga avioni në fouristradë.

Arrite që ti njohësh ata persona?

Kolë Vuçaj: Jo nuk kam njohur asnjë prej tyre. Njëri ishte rreth 35 vjeç ndërsa dy të tjerët nuk i kam parë shumë mirë. Një mu duk sikur të ishte femër dhe ajo shpejtonte duke bërë transportin e gjërave nga avioni në fouristradë. Një tjetër ishte rreth 40 e ca vjeç dhe ky ishte personi që nuk më la mua të afrohem por edhe tre të tjerë që erdhën pas meje as ata nuk i la të afroheshin. Unë jam afruar deri në 50 metër nga avioni por nuk arrita të dalloj se çfarë kishte brenda avioni sepse është zonë me pyje dhe nuk dallohej nga 50 metra larg ku isha unë. Vetëm shihja avionin dhe ata njerëzit duke bërë transportin.

Menjëher të urdhëruan që të mos afrohesh?

Kolë Vuçaj: Menjëherë sapo më panë. Ndal mos u afro më thanë. Çfarë keni i pyeta unë, largoju nga këtu po të them mu drejtuan sërish. Mos bërtit i thashë unë dhe i bëra edhe unë presion dhe ata përsëri mu drejtuan po të them largohu dhe unë mendova se janë policia dhe u largova se po ta dija që çfarë ishin nuk do largohesha gjallë por mendova se janë policia.

Ishin të armatosur?

Kolë Vuçaj: Besoj që po. Armë nuk kam parë por kam dyshime të forta që kanë qenë të armatosur. Përderisa më larguan me presion dhe duke ngritur zërin dhe më bënë tri herë thirrje që të largohesha besoj që njerëz të tillë kur reagojnë kështu mund të përdorin edhe armët nëse do afrohesha, diçka manovrojnë në atë moment.

Ishin të plagosur ndonjëri prej tyre.

Kolë Vuçaj: Jo jo. Ishin shumë mirë të tre dhe thjeshtë njëri bënte roje dhe dy tjerët me shpejtësi bënin transportin nga avioni tek foruristrada.

A mund të ketë lidhje kjo ngjarje me drogën?

Kolë Vuçaj: Unë nuk e di saktësisht por them se ka shumë vend për të dyshuar. Kur nuk ke fakte nuk kemi si të themi por dyshime kemi patjetër.

Ka parcela me drogë në këtë zonë?

Kolë Vuçaj: Para afro një muaji është arrestuar një person këtu afër nesh, jo shumë larg per një parcelë me drogë dhe e kanë lëshuar sërish pas arrestimit. Nëse ka parcela të tjera unë nuk e kam idenë. Unë jam bari që kullos bagëtitë.

Lajmërove dikend pas ngjarjes?

Kolë Vuçaj: 
Nuk kisha mundësi se unë isha me bagëti dhe nuk kisha internet por as per të folur në telefon. Tre të tjerët që erdhën pas meje mbase mund të kenë lajmëruar por unë nuk kisha mundesi, shkova thjeshtë për t’i dhënë ndihmë. As tre të tjerët nuk i kanë lënë që të afrohen. Dhe një prej tyre i ka thënë ne jemi malësorë dhe kemi ardhur t’ju ndihmojmë nëse keni diçka nevojë por i ka thënë largohu, largohu, ik, ik i kanë thënë edhe atyre. Ne shkuam vetëm për t’i ndihmuar se menduam se aksident dhe kur rrëzohet një avion dikush mund të humb jetën por ata nuk e pranuan ndihmën tonë. Për këtë ne kemi dyshime.

Fouristrada nuk dihet nga ka ikur?

Kolë Vuçaj: Janë larguar në drejtim të Vermoshit por se ku fiks nuk e dimë dhe as ata personat nuk i njohim. Edhe në dialekt nuk ishin as të zonës por as nga veriu i Shqipërisë. Më të kufizuar në dialekt mu dukën, më të frenuar.

 

Etiketa: avionibariuvermosh


Ju sugjerojmë

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane
Bota

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane

25 Qershor, 2025 10:23 pm
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

25 Qershor, 2025 10:03 pm
Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”
Rajoni

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”

25 Qershor, 2025 9:47 pm
NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!
Bota

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!

25 Qershor, 2025 9:27 pm
“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese
Aktualitet

“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese

25 Qershor, 2025 9:15 pm
Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite
Bota

Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite

25 Qershor, 2025 9:09 pm
Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?
Rajoni

Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?

25 Qershor, 2025 8:38 pm
Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën
Kryesore

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

25 Qershor, 2025 8:11 pm
Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë
Aktualitet

Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë

25 Qershor, 2025 7:48 pm
Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese
Aktualitet

Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese

25 Qershor, 2025 7:37 pm
Para
Abazoviç: Buna e lundrueshme, ura që do të lidhë Velipojën me Ulqinin

Abazoviç: Buna e lundrueshme, ura që do të lidhë Velipojën me Ulqinin

Helikopteri u rrëzua në Kelmend, si u larguan me “Fuoristradë” piloti e pasagjeri

Rrëzimi i avionit në Vermosh,Policia:Nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm

Atentati me dy viktima në Elbasan, momenti kur gjendet makina e djegur

Atentati me dy viktima në Elbasan, momenti kur gjendet makina e djegur
















TE FUNDIT

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane
25 Qershor, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të respektohet armëpushimi aktual nga të gjitha palët....

Lexo më shumë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
25 Qershor, 2025

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha udhëheqësve në samitin e NATO-s se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet...

Lexo më shumë

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”
25 Qershor, 2025

Prokuroria Publike në Beograd njoftoi më 25 qershor se janë arrestuar tre persona, për të cilët tha se ekzistojnë dyshime...

Lexo më shumë

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!
25 Qershor, 2025

Me nxitjen e Presidentit të SHBA-së, vendet e NATO-s janë zotuar të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes masivisht. Samiti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com