Aktualitet

Rreth 2 orë protestë/ Qytetarët para Drejtorisë së Policisë: Lironi shokët tanë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:03 - 12/03/22 |
Opi Nion

Vijon prej rreth dy orësh protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe ushqimeve. Tashmë protestuesit janë zhvendosur duke lëvizur në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Një pjesë prej tyre janë pozicionuar pranë portës hyrëse të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Protestuesit kanë bërë thirrje vazhdimisht për lirimin e të arrestuarve në tre ditët e para të protestave masive që janë shtrirë në të gjithë Shqipërinë.

“Lironi shokët tanë. Të gjithë të bashkuar ”, janë disa nga thirrjet e tyre./Opinion.al

Pas