Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rreth 18 mijë policë, 16 km gardh/ Nis takimi i G7-s që zhvillohet në Gjermani

2022/06/26 at 11:48 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rreth 18 mijë policë, 16 km gardh/ Nis takimi i G7-s që zhvillohet në Gjermani

Lufta, klima, uria, varfëria, shëndetësia – samitit të G7-s që zhvillohet në Gjermani si kryesuese e radhës nuk i mungojnë temat. Kancelari, Olaf Scholz ka pritshmëri nga ky samit, edhe për veten.


Male të larta me maja të mbuluara me borë, lëndina me gjelbërim të thellë, lumenj blu në lugina. Jugu bavarez ofron një panoramë pushimesh si në një kartolinë. Pikërisht këtu ndodhet edhe hoteli me 5 yje, Kështjella Elmau, në të cilin kancelari Scholz pret këtë të diel krerët e shteteve dhe qeverive të G7-s, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, Japonisë, Kanadasë e SHBA-së. Që në samitin e G7-s në vitin 2015 ky vend rezultoi si një vend ideal samitesh. Sfond i mrekullueshëm për foto, një luginë jo e lehtë për t’u arritur dhe kështu shumë e përshtatshme për sigurinë. Të paktën 18.000 policë dhe një gardh sigurie 16 km i gjatë rreth kështjellës kujdesen që asnjë demonstrues të mos e prishë idilin. Të ftuarit vijnë me helikoptër. 180 milionë euro janë dhënë për sigurinë e samitit.

Lufta dhe ndryshimi i klimës

Bukuria e vendit ku zhvillohet samiti ndodhet në kontrast të thellë me problemet e rënda aktuale që duhet të trajtohen aty. “Progres për një botë më të mirë” është motoja e samitit. Në krye do duhej të qëndronin tema si lufta kundër ndryshimit të klimës, kundër urisë dhe varfërisë. Por agresioni i Rusisë kundër Ukrainës dhe pasojat e mëdha dhe ekzistenciale të tij dominojnë samitin. “G7 është këtë vit me një rëndësi të jashtëzakonshme”, thotë kancelari gjerman që shpreson një sinjal uniteti dhe vendosmërie nga ky samit.

Gjermania si mikpritëse ka një rol të rëndësishëm, dhe këtë avantazh Scholz do ta përdorë për të përmirësuar imazhin e tij. Në javët e fundit Gjermania duhet të dëgjonte shumë kritika ndërkombëtare. Vërtet që kancelari menjëherë pas shpërthimit të luftës inicioi kthesën e plotë të politikës së jashtme gjermane dhe atë të sigurisë dhe paralajmëroi armatimin masiv të Bundeswehrit. Por pas këtij njoftimi nuk pasoi asgjë.

Mungesa e mbështetjes brenda SPD

Kancelari u kritikua për hezitim dhe lëkundje. Dërgimi i armëve në Ukrainë pati vonesa dhe Scholz vetë priti muaj derisa të udhëtonte në Ukrainë. Dukej sikur ai ishte duke bërë dredha për të mos e prerë plotësisht kanalin e komunikimit me presidentin Putin. Por hezitimi kishte edhe arsye të brendshme partiake. SPD, partia e kancelarit nuk e mbështet aspak e bashkuar “kthesën epokale” të Gjermanisë. Pacifizmi dhe bindja, se pa një përfshirje të Rusisë nuk mund të ketë paqe në Europë janë thellësisht të rrënjosura tek socialdemokratët. Por për shkak të agresionit brutal rus, pacifistët kanë heshtur.

Qeveria gjermane publikoi në fillim të javës një listë të gjatë me të gjithë mbështetjen ushtarake dhënë Ukrainës. Kreu i SPD, Lars Klingbeil, i afërt në qëndrime me kancelarin Scholz shkaktoi habi me kërkesën. “Gjermania duhet të ketë pretendimin e një fuqie udhëheqëse.” Në një fjalim ai theksoi pritshmëritë në rritje ndaj Gjermanisë. “Pas gati 80 vjetësh rezervim, Gjermania ka një rol të ri në sistemin botëror të koordinatave. Gjermania ka krijuar në dekadat e fundit një shkallë të lartë besimi. “Gjermania ndodhet gjithnjë e më shumë në epiqendër, ne duhet të ta përmbushim këtë pritshmëri që ekziston ndaj nesh.”

 

G7 dhe roli i Scholzit

Samiti i G7-s mund të jetë testi i parë për cilësitë drejtuese e moderuese të kancelarit gjerman. Nëse ai ia del që shtetet e G7-s të ndjekin një kurs të qartë dhe të bashkuar, kjo do të kishte efekt pozitiv ndaj tij. Që në ditën e parë do të flitet për sanksionet kundër Rusisë dhe ndihma të tjera afatagjata për Ukrainën. “Ne do të vazhdojmë edhe më tej të mbështesim Ukrainën financiarisht, nga ana humanitare, politikisht dhe me furnizime me armë, për aq kohë sa Ukraina ka nevojë”, tha Scholz të mërkurën në një deklaratë në Bundestag, ku edhe propozoi një plan rindërtimi për Ukrainën, analog me planin Marshall që SHBA përdori për Gjermaninë dhe vende të tjera pas Luftës së Dytë Botërore. Për rindërtimin do të nevojiten miliarda, për këtë do të flitet edhe në samitin në Elmau. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë virtualisht në bisedime.

Ndryshimi i klimës, uria dhe varfëria

Lufta ka bërë që të mungojnë furnizimet me drithëra nga Ukraina dhe Rusia. OKB paralajmëron nga katastrofa më e madhe e  urisë prej dekadash. Ndërkohë që vendet e jugut global luftojnë që tani me pasojat e pandemisë së Coronës. “Nëse ne nuk ia dalim të jemi solidarë me këto vende, atëherë fuqi si Rusia dhe Kina do të shfrytëzojnë këtë”, paralajmëron kancelari gjerman. Scholz e vlerëson si të rëndësishme të përfshijë më shumë demokracitë e mëdha të Azisë, Afrikës dhe jugut amerikan. Koncepti për demokracinë është i reduktuar, nëse përqëndrohemi tek perëndimi klasik, ka thënë Scholz. Pesë vende partnere do të jenë pjesë e samitit në Elmau. Indonezia dhe India, që aktualisht dhe vitin e ardhshëm kanë kryesinë e G20-s, Senegali, si kryesues i Unionit Afrikan, Argjentina si kryesuese e bashkësisë së shteteve latinoamerikane dhe vendeve në Karaibe, dhe Afrika Jugore.

Me këto vende do të flitet edhe për “klubin e klimës”, një ide që kancelari e ka prej kohësh. Të gjitha vendet e tjera janë të ftuara të bashkëveprojnë, ato “që ndjekin një qëllim për përmirësimin e situatës dhe angazhohen për transformimin industrial, që është i nevojshëm, me qëllim që të krijohet një ekonomi neutrale kundrejt emetimit të gazrave ndotës dhe të ruhen vendet e punës kudo në botë”, është shprehur Scholzi./DW



Ju sugjerojmë

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar
Aktualitet

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

8 Qershor, 2025 4:03 pm
Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
InstaBIZ

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

8 Qershor, 2025 3:59 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

8 Qershor, 2025 3:55 pm
Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
Bota

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

8 Qershor, 2025 3:30 pm
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
Aktualitet

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

8 Qershor, 2025 3:04 pm
Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

8 Qershor, 2025 2:51 pm
Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
Kronikë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

8 Qershor, 2025 2:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Rajoni

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

8 Qershor, 2025 2:28 pm
Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Para
Liderët e BE anuluan konferencën, gazetarja: Jemi të poshtëruar! Rama: Ndihen keq

Ndalimi i qeseve plastike/ Rama: Në 1 korrik nisin gjobat

Territorialja/Zhupa kundër PD: Kanë lënë jashtë komisionit përfaqësuesit e jugut

Provimet e maturës/ Zhupa: Të hënën nisin protestat

Rrëfimi i arkeologut Leo Rey, zbulimet e misionit arkeologjik Francez në Aploni

Rrëfimi i arkeologut Leo Rey, zbulimet e misionit arkeologjik Francez në Aploni
















TE FUNDIT

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar
8 Qershor, 2025

“Nuk jam jashtë Shqipërisë, por në një realitet të ri në vendin tonë, ku gjithnjë e më shumë po na...

Lexo më shumë

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
8 Qershor, 2025

Autoritetet amerikane të imigracionit kanë konfirmuar arrestimin për disa orë të influencuesit të famshëm italo-senegalez dhe TikToker-it Khaby Lame. "Ai...

Lexo më shumë

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
8 Qershor, 2025

Kreu i Partisë  Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, e cila sipas kryedemokratit lidhet me...

Lexo më shumë

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
8 Qershor, 2025

Ministri i Inteligjencës së Iranit ka deklaruar se së shpejti do të bëhet publike një sasi e madhe dokumentesh sekrete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com