Ka përfunduar takimi i Zëvendës ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Demian Smith me, Lulzim Bashën.
Sikurse duket në pamjet e siguruara nga Opinion.al, pas rreth një ore, Smith ka dalë nga selia blu.
Kjo vizitë erdhi në një moment kur situata në kampin blu nuk është e qetë. Këtë të enjte në selinë e PD kanë qenë dy grupe mbështetësish të ish-kryeministrit Sali Berisha, Grupi i Rithemelimit të PD dhe të rinjtë e FRPD të cilët i gjetën dyert e mbyllura dhe nuk mundën të hyjnë në godinë./Opinion.al