Një maturant nga Mamurrasi është arrestuar nga Policia, pasi ka rrahur administratorin gjatë provimit të maturës.
Arrestimi është bërë sot nga ana e Policisë së Lezhës. I arrestuari është Floriol Myrta, 18 vjeç, banues në Kurbin.
Arrestimi i tij u krye pasi më datë 24.06.2016 rreth orës 10.00, shtetasi Floriol Myrta, pjesëmarres në provimin e matures shtetërore, është konfliktuar me Administratorin e provimit duke ushtruar dhunë fizike ndaj tij.
Gjithashtu në momentin që kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, që kanë qenë prezent në këtë shkollë, për mbikëqyrjen e mbarëvajtjes së provimit, shtetasi Floriol Myrta ka kundërshtuar fizikisht edhe punonjësit e policisë.