Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rregullat e reja të kolaudimit, ja makinat që rrezikojnë të ngelin 

2016/07/03 at 10:35 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rregullat e reja të kolaudimit, ja makinat që rrezikojnë të ngelin 

Nga 1 korriku ka nisur zbatimi i normave të reja të shkarkimit të gazrave, me vlera sipas direktivës të Bashkimit Europian.


Para zbatimit të normave të reja, Ministria e Transporteve sipas udhëzimit të hartuar aplikoi dy faza të ndara me nga 6 muaj, ku krahas normave, u zbatuan edhe shtesat. Për makinat e vjetra, shtesat ishin më të larta, kurse makinat e reja kishin shtesa më të ulëta. Eksperti i Ministrisë së Transporteve, Nikolin Bërxhiku, në intervistën dhënë gazetës “Panorama” shpjegon se aplikimi i normave të reja është 20 për qind më i ulët se ato që u aplikuan në fazën e dytë të udhëzimit.

Bërxhiku shpjegon se këto do të jenë normat fikse që do të zbatohen gjatë kontrollit teknik të mjetit. Eksperti i Ministrisë së Transporteve sqaron se për makinat e vjetra, normat e shkarkimit të gazrave janë më të larta, kurse për makinat e reja vlerat e lejuara janë më të ulëta. Sipas tij, në fazën e dytë 10 mijë automjete nuk e kaluan kolaudimin, 60 për qind të makinave që ngelën ishin me benzinë.

Si kanë ndryshuar nga 1 korriku normat e reja të shkarkimit të gazrave për automjetet?

Normat e reja të shkarkimit të gazrave që hynë në fuqi nga 1 korriku janë në përputhje me direktivën përkatëse të Bashkimit Europian. Me hartimin e udhëzimit ishin të parashikuara dy faza të mëparshme, gjatë zbatimit të të cilave pati një marzh më të lartë të vlerave të lejuara të elementëve ndotës që shkarkohen nga gazrat e mjeteve, sesa këto norma që nga 1 korriku janë në fuqi. Gjatë zbatimit të fazës së parë, normat e shkarkimit të gazrave kanë qenë 40 për qind më të larta, kurse gjatë fazës së dytë ato u ulën 20 për qind, kurse nga sot ato do të jenë normat e vendosura sipas direktivës së Bashkimit Europian pa shtesat që u aplikuan në dy fazat e mëparshme.

E thënë ndryshe, normat e reja janë më kërkuese se ato që kanë qenë deri tani. Këto norma kërkojnë që parametrat e shkarkimit të gazrave të jenë në një nivel më të mirë cilësor, sesa ato që janë aplikuar deri tani. Parametrat matës, si për rastin e makinave me benzinë dhe atyre me naftë, janë disa elemente matëse, siç është hidroksidi i karbonit, hidrokarburet dhe koeficientit të djegies landa. Normativat e reja në vlerë absolute do të jenë në shifra më të ulëta se ato që kanë qenë deri tani. Kjo do të kërkojë që mjetet e qytetarëve, për të plotësuar normat e shkarkimit të gazrave, duhet të jenë më të mirëmbajtura, sepse kontrolli i gazrave është pjesë e kontrollit teknik të mjetit dhe po nuk u kalua ky element, certifikata e kolaudimit nuk quhet e vlefshme.

Cilat janë makinat më të rrezikuara për të mos kaluar testin e kolaudimit pas 1 korrikut?

Si fillim janë makinat më pak të mirëmbajtura. Në qoftë se një mjet ka defekte në sistemit e motorit, normalisht do të ketë edhe probleme në shkarkimin e gazrave. Niveli i normave të shkarkimit të gazrave është i përshkallëzuar. Makinat e vjetra i kanë normat më të larta, përveç kësaj, këto mjete kanë edhe problemin e kohës së gjatë të përdorimit dhe kushtet e funksionimit të tyre mund të jenë më të këqija sesa një mjet i ri, por kjo gjithmonë në funksion të mirëmbajtjes së mjetit. Dua të theksoj se në fazën e dytë, krahas normave, ne vendosëm shtesat që ishin të vogla për mjetet e vjetra dhe më të mëdha për mjetet e reja. Kurse sot, normat e mjeteve të vjetra që do të zbatohen pa shtesa janë më të larta, kurse mjetet e reja kanë norma më të ulëta.

Çfarë duhet të bëjnë drejtuesit e automjeteve që ngelin në kolaudim dhe cilat janë tarifat që paguajnë?

Në rast se testimi del negativ, drejtuesit e automjeteve kanë të drejtë ta përsërisin edhe një herë kontrollin teknik, por rekomandohet që të kryhet kontroll për riparimet e mundshme që mund të ketë nevojë mjeti si për motorin, ashtu edhe për sistemin e djegies së karburantit. Për sa u përket tarifave, në rast se drejtuesi i automjetit kryen rikontrollin brenda muajit, tarifa reduktohet 40 %. Në rast se kalon 1 muaj, nuk i njihet kontrolli teknik, ai duhet ta përsëritë atë.

Si paraqiten rezultatet e fazës së dytë të zbatimit të udhëzimit të shkarkimit të gazrave?

Nga të dhënat, deri në 5­ mujorin e parë në total janë kontrolluar 135 mijë makina, ku 9 për qind e tyre apo 10 mijë makina nuk kanë kaluar testimin e shkarkimit të gazrave. Nga të dhënat, numri më i lartë i makinave që nuk kanë kaluar janë ato me benzinë, duke përbërë mbi 60 për qind të numrit të makinave që nuk kanë kaluar testin. Kjo ndodh për shkak se testi i automjeteve me benzinë është më kompleks, pasi ka më tepër elemente që kontrollohen.

A keni kryer inspektime këto ditë në qendrat e kolaudimit të mjeteve, si paraqitet atje situata?

Nga verifikimi që kemi kryer sot, çuditërisht, ka pasur më pak radhë në pikat e kolaudimit të makinave, ku me sa duket drejtuesit e automjeteve kanë nxituar që të kryejnë kontrollin para 1 korrikut, edhe pse normat kanë qenë më të larta se këto që kanë filluar dhe kjo është mundësi e lejuar nga rregullat e kontrollit të mjetit dhe lë të themi se drejtuesit e automjeteve e kanë shfrytë­ zuar. Problematika të tjera nuk janë konstatuar.

makinat



Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Grabitja në Rinas, policia zbulon paruken. Autorët banorë të Tiranës 

Grabitja në Rinas, policia zbulon paruken. Autorët banorë të Tiranës 

Pse Arabia Saudite financon ekstremizmin dhe jo shëndetësinë te shqiptarët

Pse Arabia Saudite financon ekstremizmin dhe jo shëndetësinë te shqiptarët

Foto/Xhensila, seksi dhe sensuale me bikini 

Foto/Xhensila, seksi dhe sensuale me bikini 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com