Të gjithë e njohin ndjesinë e aromës së një parfumi të hedhur në lëkurë.
Është shkencërisht e vërtetuar që mbajtja e aromës së mirë rrit vetëvlerësimin tek njerëzit dhe i bën të ndihen më mirë.
Por nëse mendoni se hedhja e parfumit është ndër gjërat më të thjeshta që mund të bëni, gaboheni.
Më poshtë do të lexoni rregullat e arta të parfumosjes:
-Aplikoni krem hidratues pa aromë para se të lyheni me parfum. Kjo do të bëjë që parfumi të qëndrojë më gjatë.
-Nëse doni që parfumet tuaja të zgjasin më shumë, pse jo ? Ajo që duhet të bëni është t’i largoni parfumet nga tualeti apo nga vendet me lagështirë. Vendet e ngrohta do të ndikojnë negativisht në cilësinë e aromës së parfumit. Fare mirë mund t’i mbani parfumet në dhomën tuaj.
-Parfumosuni menjëherë pas dushit para se të visheni. Lagështia në lëkurën tuaj do të bëjë që parfumi të qëndrojë më gjatë.
-Mos fshini kyçet pasi i keni spërkatur me parfum .
-Spërkatja e një aromë me bazë alkooli direkt mbi flokët tuaj do t’i dëmtojë.
-Nëse doni të ndjeni aromën e një parfumi, prisni deri sa të thahet