Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

RREFIMI/ Shqiptari që ka 37 vite pa gjumë

2016/10/08 at 4:30 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
RREFIMI/ Shqiptari që ka 37 vite pa gjumë

Secili ka ëndrra të ndryshme, disa duan të bëhen të pasur, disa duan arritje në karrierë, ndërsa disa duan vetëm të jenë të lumtur. Mirëpo, ka edhe nga ata që kanë ëndërr të vënë flenë.


Eshref Berisha, 53 vjeç banor i Komunës së Rahovecit, fshati Kramovik ka një ëndërr që ndonjë njeriu tjetër do t’i dukej e çuditshme. Berisha vetëm dëshiron të flejë si njerëzit normal, t’i bëj 8 orë gjumë dhe të mos shohë ëndrra fare.

Ëndrrat ndonjëherë janë të parealizueshme dhe iluzionare, e tillë është edhe ëndrra e tij. Eshref Berisha ka plot 37 vite që nuk fle fare dhe kështu gjumin e konsideron ëndërr të parealizueshme.

Ai duket si gjithë njerëzit normal. Po ta shikosh ke përshtypjen se ai ka fjetur e pushuar mjaftueshëm dhe ka energji për jetën. Nëse vështrohet, në fytyrën e tij nuk ka shenja lodhjeje, as sytë nuk i ka të skuqur, nuk ka rrathë të zinj poshtë syve edhe pse ka thuajse gjithë jetën që nuk bën gjumë.

Eshref Berisha i lindur më 11 gusht 1963, sikur çdo njëri tjetër ka bërë gjumë të mjaftueshëm dhe ndonjë herë edhe më shumë gjumë se sa duhet, mirëpo kjo deri në moshën 16-vjeçare. Në këtë moshë ai është bërë operacion nga veshkat dhe jeta e tij ka pësuar një ndryshim të madh.

Ai ka rrëfyer ekskluzivisht për gazetën “Bota Sot” gjithë historinë e tij të çuditshme.

“Unë kam bërë një gjumë të rëndë shumë deri në moshën 16 vjeçare e atëherë kam pësuar një ndryshim të madh të gjumit, pasi jam bërë operacion në veshka dhe narkozën që ma kanë dhënë ka qenë më tepër se sa duhet. Pastaj aty kam pa një lloj ëndrre dhe prej atij moment që jam zgjuar nuk kam pasur më ndjenja që unë duhet të flija gjumë, asnjëherë” tregon Berisha.

Ai tregon se ky operacion ka qenë i vështirë sepse shumica e pacientëve aty nuk kanë mundur të ecin për muaj të tërë, por, ai është zgjuar menjëherë pas tre ditësh dhe kjo gjë i ka habitur edhe doktorët të cilët kanë provuar edhe ta studiojnë rastin e tij.

Berisha pagjumësinë e tij e lidh me këtë operacion, pasi thotë se prej asaj dite gjumi i tij nuk është më i programuar. “Për shembull kam fjetur një orë pastaj nuk kam fjetur më për 24 orë, pastaj ndoshta kam fjetur 1 minutë dhe nuk kam fjetur më me ditë të tëra”, rrëfehet Berisha.

Berisha ka jetuar një kohë në Gjermani, atje ka punuar dhe ka pasur edhe mundësi të njoftohet me një mjek për t’i treguar rastin e tij mirëpo as ai nuk ka ditur çfarë t’i thotë.

“Në 92-shin kam punuar në Gjermani me ato makina shumë precize lëvizëse. Zhurma që bënte makina ndikonte që shumica e punëtorëve të thoshin se i bën të flenin ajo zhurmë, mirëpo te unë nuk ndikonte asgjë. Unë nuk fle as ditën as natën, nuk fle me javë nuk fle me muaj”, shprehet ai.

Berisha tregon se një ditë ishte lodhur nga kjo pagjumësi, ishte lodhur dhe nuk bënte gjumë fare dhe dëgjoi këshillën e një të afërmi të tij i cili i kishte thënë se nëse do të pijë një medikament për gjumë me ujë ka efekt, kurse nëse e pi atë me raki atëherë efekti është 100 herë më i lartë.

“U mërzita një ditë prej pagjumësisë, pa familje atje i vetëm në banesë larg familjes larg të gjithëve dhe kështu mu ka kujtua rasti që me marrë hape të gjumit me raki dhe kam pi dy hapa gjumit me një gotë raki”, tregon Berisha.

Interesant është ajo që i ka ndodhur pastaj. Berisha nuk është zgjuar prej gjumit 5 ditë. Ai ndoshta nuk do të zgjohej fare nëse në banesën e tij nuk do të shkonte ta shikonte motra e pronares së banesës, pasi e kanë kuptuar se ai nuk ka dalë në punë.

“Prej të premtes që më ka marrë gjumi e deri të martën unë nuk jam zgjuar hiç e s’kam ditur asgjë. Kur më ka dalë gjumi e kam parë motrën e shefes përmbi kokë e cila më ka pyet a jam në rregull. Unë i kam thënë që jam në rregull pse çfarë ka ndodhur. Ajo m’ka pyetur cilën ditë je unë i kam thënë është e shtunë, kur m’ka treguar që është e martë unë nuk kam besuar”

“Ata kur kanë ardhur më kanë kthjelluar, s’di a më ka dhënë ndonjë gjë me pi s’di hiç ama unë kam qenë në komë”, tregon ai.

Prej asaj dite, Eshref Berisha nuk ka pirë më medikamente për gjumë, as të shoqëruara me ujë apo me raki. Ai tregon se edhe lufta në Kosovë ka ndikuar që ai të mos flejë fare.

Ai thotë gjatë gjithë luftës, gjatë ikjes për në perëndim, ai ka qenë i lënduar mirëpo edhe gjithë kjo lodhje nuk ka ndikuar që ai të flejë fare.

“Gjatë luftës unë 4 muaj ditë nuk kam fjetur asnjë sekondë. Unë edhe kam qenë i palëvizshëm pas goditjes që më kanë bërë para-militarët, ata më kanë godit në kurriz edhe kjo ka ndikuar në gjumë. Gjatë krejt kësaj kohe unë nuk kam bo asnjë sekondë gjumë, as kur kemi ik, as kur kam shkuar në Gjermani” , rrëfen Berisha, për gazetën Bota Sot.

Ai vazhdon duke treguar edhe rastet tjera kur njerëzit tashmë filluan ta kuptonin që ai nuk bën gjumë fare.

“Kam marrë me ja riparu shtëpinë e vëllait komplet krejt vetëm. Unë sa punën e kam bërë, se krejt shtëpia komplet plus moti i keq prapë s’kam fjetur. Një shok më ka thënë në rregull shkencëtarisht është mos me flejt 7 ditë por qysh pa fjetë krejt aq gjatë”.

Berishën e kanë këshilluar të lexojë libra apo të shikojë natyrën e lumenjtë në mënyrë që njeriu të lodhet e pastaj të flejë mirëpo në rastin e tij nuk ndikon asgjë.

“Unë kur lexoj libra lodhem edhe ma shumë, por kur shoh video lumenj apo natyrën më qetëson ose kur dëgjoj muzikë p.sh. Bethovenin apo ndonjë melodi të mirë unë qetësohem” tregon ai.

Eshref Berisha ka familje, dy fëmijë të moshës madhore dhe bashkëshorten. Ai thotë se gruaja dhe familja e tij nuk e kanë problem, pasi që ata prej kur bien të flenë nuk zgjohen deri në mëngjes më.

“Unë kur ata flenë rri, mendoj, bëj plane, ndonjë poezi apo ndonjë skenar në mendjen time”

Çfarë e karakterizon tjetër Eshref Berishën?

Ai sheh ëndrra. Përkundër faktit që ai nuk fle fare ai sheh ëndrra.

“Unë rri ulur ashtu, shikimin e kam si në infinit edhe tani them e kam pa një ëndërr. Gruaja thotë qysh ëndërr, po unë e di që ishte ëndërr edhe pse nuk kam fjetur”.

Njeriu që nuk fle asnjëherë nuk e vëren as kur është i sëmur, kur ka temperaturë apo tension të lartë të gjakut.

“Nuk vrej asgjë se pagjumësia ndikon që unë mos me vrejt a jam i sëmurë. E kuptoj kur skuqem tepër në fytyrë, kur kam ethe apo edhe kur pi ndonjë pije alkoolike si raki apo venë e nuk ja ndiejë shijen”, shprehet ai për gazetën Bota Sot.

Berisha tash është 53 vjeçar ndërsa thotë se prej kur i ka bërë 48 vjet trupi i tij ka filluar të lodhet dhe nëse nuk shtrihet për tu qetësuar atëherë nervozohet shumë dhe e humb edhe durimin. Kur humb durim që ai nervozohet dhe bërtet ndonjëherë pa kontroll.

Eshref Berisha, vazhdoi duke treguar edhe gjërat tjera interesante që i ndodhin si pasojë e pagjumësisë, gjërat që ndikojnë që ai të qetësohet p.sh. vera, po ashtu edhe paragjykimet e njerëzve se pse ai rrinë zgjuar.

Mirëpo ai kërkon vetëm një gjë, vetëm një ëndërr e dëshirë, e ajo është të flejë si njerëzit e zakonshëm.

“Kam pasur qejf gjithmonë kam qejf edhe sot, sikur dikush që ka një ëndërr të madhe me realizu, unë kam pasur qejf me fjetë ndoshta të paktën një muaj, bile 8 orë në ditë edhe mos me pa ëndrra, kjo dyja janë ëndrrat e mija me fjetë gjatë edhe mos me pa andrra” , përfundon rrëfimin e tij njeriu i cili nuk bën gjumë.



Ju sugjerojmë

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Protesta, Rama: Dhuna është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë

2 Korrik, 2026 9:57 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

2 Korrik, 2026 9:19 pm
SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

2 Korrik, 2026 8:41 pm
Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi
Aktualitet

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

2 Korrik, 2026 8:25 pm
Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion
Kryesore

Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion

2 Korrik, 2026 7:25 pm
Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat
Politikë

Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat

2 Korrik, 2026 6:16 pm
Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm
Aktualitet

Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm

2 Korrik, 2026 5:19 pm
I mbijetuari i tërmetit në Venezuelë nxirret i gjallë pas tetë ditësh
Bota

I mbijetuari i tërmetit në Venezuelë nxirret i gjallë pas tetë ditësh

2 Korrik, 2026 5:15 pm
Putin: Ajo që po ndodh me Groenlandën nuk na shqetëson aspak
Bota

Rusia mbyll shtatë pika kufitare me Bashkimin Evropian

2 Korrik, 2026 5:11 pm
Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës
Kryesore

Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës

2 Korrik, 2026 5:10 pm
Para
Studimi/ Pasioni për selfiet, çrregullim mendor 

Pse jemi të fiksuar pas “selfie-ve”?

Përgjimi i Prokurorit/ “Më kthe lekët, ose… të nxjerr në gazetë”

Përgjimi i Prokurorit/ “Më kthe lekët, ose… të nxjerr në gazetë”

Modelja e “Victoria’s Secret” sjell në jetë fëmijën e parë. Ja foto e parë e djalit

Modelja e “Victoria's Secret” sjell në jetë fëmijën e parë. Ja foto e parë e djalit
















TE FUNDIT

Protesta, Rama: Dhuna është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
2 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për sa i përket protestave përpara Kuvendit. Me anë të një postimi në “X”,...

Lexo më shumë

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
2 Korrik, 2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u bërë...

Lexo më shumë

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit
2 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një mesazh të prerë Teheranit pas përfundimit të bisedimeve teknike dyditore në Doha, Katar,...

Lexo më shumë

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi
2 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 33-të e protestës së njoftuar për në orën 19:00, pas asaj të mbajtur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}