Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i trishtë i babait të Jonidës: S’më lanë ta shihja vajzën për së vdekuri

2016/08/18 at 1:50 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rrëfimi i trishtë i babait të Jonidës: S’më lanë ta shihja vajzën për së vdekuri

Jonida Çanaku, 29­ vjeçarja që u gjet e vrarë në Golem, u përcoll dje për në banesën e fundit, por familjarët nuk u lejuan në asnjë moment që të hapnin arkivolin.


Babai i saj, Sefedin Çanaku, tregon se as në morg, as në shtëpi dhe as në varreza nuk është lejuar që të zbulojë të bijën, për ta parë për herë të fundit. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ai tregon se dyshimet e tij shkojnë deri aty, sa nuk e di se kë ka varrosur. Ajo iku nga shpia të shtunën në mbrëmje dhe s’u kthye më….

 

Ai vetë erdhi ta merrte?

Jo, ai nuk para vinte vetë këtu. Shumë rrallë. Dërgonte makina të ndryshme, njerëz të ndryshëm që ne nuk i njohim.

Pra, ju keni qenë në dijeni të lidhjes që ajo kishte me 65­vjeçarin?

Po, kemi qenë të gjithë në dijeni. Edhe pse pa dëshirën tonë, nuk kishim si ta ndanim nga ai. Atë kishte zgjedhur vetë.

Sa kohë kishte vajza që ishte lidhur me këtë person?

Kishte diçka më shumë se 3 vjet.

Ai ishte i martuar?

Po, i martuar dhe me fëmijë. Por thoshte që nuk jetonte më me të shoqen. Jetonin ndarazi. Nuk ishin divorcuar zyrtarisht, por thoshte se do të niste procedurat e divorcit.

Çfarë pune bënte vajza?

Vajza këtu në shtëpi. Nuk punonte.

Po si ishte njohur me Sokrat Shanin?

Nuk e dimë në çfarë rrethanash janë njohur. As mua, as gruas dhe as djalit nuk i kishte thënë gjë. Kishte folur vetëm me të motrën. Ajo jeton me familjen e saj në Greqi, megjithatë ajo bisedonte shpesh me të në telefon dhe i tregonte. Nuk dinim dhe akoma nuk dimë asgjë me detaje.

Kishit kërkuar ndonjëherë si prindër që ta takonit këtë person që shoqërohej dhe ishte i lidhur me vajzën tuaj?

Në fakt, disa herë kam dashur ta takoj. Jo tani. Tani nuk doja as që të m’i afrohej shtëpisë. I thosha vajzës vazhdimisht që nuk e dua ta shoh më këtu në fshat. Nuk doja të bëhesha pjesë e problemeve të tij. Por më përpara kam dashur ta takoj. Madje doja t’i shkoja edhe në shtëpi, të flisja tamam si njerëzit me të dhe familjen e tij. Të shihja si kishte punët. T’i thosha që t’i bënte gjërat me radhë. Të divorcohej njëherë nga e shoqja, meqenëse thoshte se ishte në proces divorci, dhe më pas t’i bënte gjërat tamam me vajzën time. Por asnjëherë nuk e takova dot, sepse nuk na linte vajza.

Kur thoni që s’donit të bëheshit pjesë e problemeve të tij, për çfarë problemesh e keni fjalën? Çfarë problemesh kishte ai?

Nuk e di çfarë problemesh kishte, por di që kishte. Ai kishte mbjellë perime të ndryshme këtu në sera dhe disa herë ia kanë prishur. Vinin njerëz natën dhe ia shkatërronin çfarë kishte mbjellë. Kam gati një javë që dal natën dhe ruaj shtëpinë rreth e rrotull se mos vjen njeri të na bëjë gjë. Këto probleme kanë nisur që në muajin maj, kur ai mbolli kastravecë këtu te sera jonë. Mbaruam ne dhe ai i tha vajzës që donte të mbillte edhe ai, që të merrte më pas prodhimin. Siç i mbolli, erdhën natën dhe ia shkatërruan të gjitha çfarë kishte.

Po me të vëllain kishte biseduar Jonida ndonjëherë në lidhje me këtë histori?

Për të biseduar jo. Ajo nuk fliste me asnjërin nga ne, siç ju thashë, vetëm me të motrën. Por djali ishte në dijeni. Madje, para disa ditësh u ul me të që të fliste. I tha të ndahej me atë njeri, sepse do t’i gjente një djalë të mirë në Greqi që të martohej. Por vajza nuk pranoi. Donte vetëm atë.

Ka qenë e fejuar më parë vajza juaj?

Ka qenë para se të lidhej me këtë person që ishte tani. Ishte një lidhje shumë e shkurtër, por i dha fund me mirëkuptimin e të dyve.

Po për ngjarjen që ndodhi, vrasjen e vajzës suaj, si u vutë në dijeni?

Nga televizionet e morëm vesh. Policia ishte këtu atë ditë, por nuk na tha asgjë se përse kishte ardhur. Thjesht pyeti nëse ishte këtu Jonida apo jo, por pa dhënë asnjë shpjegim. Më pas më thirrën mua dhe shkova te morgu në Durrës, që të tërhiqja trupin e vajzës.

Ju e identifikuat në morg?

Jo, s’më la njeri ta identifikoja, as ta shihja. Nuk e di pse ndodhi kjo. Ai mjeku ligjor më tha që është pamje shumë e rëndë dhe nuk të këshilloj ta shohësh. Unë doja ta shihja. Madje i thashë që nëse s’më linte të futesha aty, të paktën të më tregonte një fotografi të saj, si ishte bërë. Por as fotografi nuk më tregoi. Më dha vetëm një palë vëthë të saj, që i njoha që ishin të vajzës dhe asgjë tjetër. As rroba, as telefon, as unazën e saj.

Nuk e keni parë vajzën për së vdekuri?

Jo, jo, nuk e kam parë. Nuk më kanë lënë. Madje, edhe e kemi varrosur pa e parë. Nuk na lanë ta hapnim atë çarçafin që e kishin mbështjellë. Se është pa kokë, pa krahë a pa këmbë, nuk e dimë çfarë kemi futur në dhe. Madje, tani nuk dimë asgjë a kemi varrosur vajzën tonë, apo kë kemi varrosur.

Po pse nuk ju lejuan?

Nuk e dimë. Do të interesohem në Polici. Nuk më kanë thënë asgjë. As si më ka vdekur vajza nuk më tregojnë. Vetëm çfarë dëgjojmë nëpër televizione. Nuk e dimë njëherë nëse e ka vrarë ai, Sokrati, apo ndonjë tjetër. Nuk e dimë pse po e mbajnë kaq të fshehtë këtë histori. Ne si familjarë kemi të drejtë ta mësojmë të vërtetën ashtu si të jetë.

As sendet e saj personale nuk i keni marrë?

Jo, asgjë. As rrobat që kishte veshur. As telefonin dhe as një unazë që mbante në gisht. Çantë nuk kishte me vete atë natë.

Doli me nxitim, ashtu siç ishte nëpër shtëpi. Me bluzë të bardhë dhe një palë pantallona të shkurtra. Por nuk i kemi marrë rrobat e saj. Na thanë që është gjetur lakuriq. Se si është e vërteta, një Zot e di….

/Gazeta Panorama



Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
Bota

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

30 Qershor, 2026 10:47 pm
Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
Bota

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

30 Qershor, 2026 7:59 pm
Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Para
Bariu tregon tmerre: Jorgo vriste këlysh qensh në fshat, ushqehej me to

Bariu tregon tmerre: Jorgo vriste këlysh qensh në fshat, ushqehej me to

Detajet/ Si u gjend trupi pa kokë i 15 vjeçarit në Palasë të Vlorës

Dyshime/ Monstra e Palasës mund të ketë vrarë dhe një fëmijë tjetër

Rio 2016, ja si u aksidentua çiklisti nga Kosova

Rio 2016, ja si u aksidentua çiklisti nga Kosova

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
30 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të...

Lexo më shumë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}