Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i pazakontë i Zhejit: Si i kam njohur unë Edi Ramën e Matilda Makoçin në rininë e tyre

2016/10/26 at 4:33 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëfimi i pazakontë i Zhejit: Si i kam njohur unë Edi Ramën e Matilda Makoçin në rininë e tyre

Nga Artur Zheji-


Matilda ka qenë një natyrë pasionante dhe një rebele me plot të papritura. Në periudhën e shkuar të rinisë së hershme, ajo kishte të gjitha atributet e një Ylli me një shkëlqim të fortë, mrekullues dhe me një karrierë brilante.

Kineastët e atëhershëm shqiptarë, përgjithësisht mediokër, por jo për faj të tyre, zbuluan si të magjepsur një aktore, që sillte me portretin e saj, më shumë shpirtëror se sa sensual dhe prej mishi, si jemi mësuar sot, një Çudi të bukur shqiptare.

Një “charm” shqiptar, por edhe shumë europiane dhe me tipare tejet origjinale dhe të rralla. Fine në interpretim, delikate në jetë, kurajoze dhe “mendjemadhe” në marrëdhëniet që krijonte me njerëzit, mbas sukseseve të bujshme që krijonte karriera e saj e beftë, Matilda apo Mati, jetoi një parajsë shumë të shkurtër dhe shumë të hareshme për pak kohë.

Kam qenë disa herë për dreka dhe darka me Edin, Matildën. Temperamenti i Matit, ishte i hatashëm, shpërthyes, kapriçioz, por besoj i sinqertë dhe i vërtetë. Edi Rama i asaj kohe, nuk është aspak ky i sotmi, ai kishte një vështirësi të madhe për të dialoguar qetësisht me aktoren e famshme, që e adhuronte, e miklonte apo e dëshironte e gjithë Shqipëria e asaj kohe.

Çfarë thuhet lart e poshtë, për përfitime politike, se Edi Rama, nuk e ka dashur Matildën, dëshmoj në vetë të parë, se është një gënjeshtër e madhe dhe një pasaktësi e neveritshme.

Një pasdite të cilën e mbaj mend mirë, Edi më telefonoi dhe më tha se ishte i shqetësuar, kishte pasur një konflikt me Matin dhe kërkonte të këshillohej. U ulëm të dy, këmbëkryq, drejtpërsëdrejti mbi bar, në lulishten e vogël përpara pallatit të tij dhe kemi ndenjur aty, duke biseduar, pafundësisht, për të ardhmen e tyre.

Edi ishte i lëkundur, temperamenti i Matit, personaliteti i saj shumë i fortë, kryeneçësia dhe vetadhurimi dhe vetëvlerësimi që ajo kishte për veten, ishte në kulmin e vet. Ndërsa Edi, që mund të përkufizohet Edi i brishtë i atyre viteve, kishte shqetësim, por dhe dashuri të përzier me përgjegjshmëri, për të ardhmen e marrëdhënieve të tyre.

Dilema ishte martesa dhe pikëpyetja se nëse ata të dy, mund ta shndërronin dashurinë e tyre, që kishte shumë ekstaza dhe tërmete të forta, në një marrëdhënie të qëndrueshme familjare. Mendimi im i asaj kohe, që edhe sot më mbetet i pandryshuar, ishte se Edi dhe Mati, e kishin të pamundur të themelonin një lidhje të qëndrueshme, përtej pasionit në kulmet e veta.

Dhe i thashë në mënyrë të drejtëpërdrejtë: “Mos u marto me Matin! Sepse do të shkatërroni njeri tjetrin!” dhe sigurisht edhe mijëra fjalë të tjera, kundër këtij hapi.

Mirëpo Edi, nuk kishte vullnet dhe forcë të thoshte : “Jo!”, në atë fazë të jetës së tij, ndonëse mbaj mend se në thellësi ishte dakord që po ndërmerrte një hap të gabuar, por edhe po mbante një premtim, ndaj të fejuarës së tij.

Rikthimi i Matildës, dalja e saj nga depresioni i gjatë, është një lajm i gëzueshëm për mua, që e njoha më shumë prej zërit të saj të pandryshuar, se sa nga portreti i sotëm. Duke i uruar asaj që të ketë guximin e duhur për një rikthim në jetën aktive, dua të shtoj se për sa kohë që Rama do të jetë kryeministër, ajo do të sulmohet në një mënyrë ose tjetër, sipas stilit të gjuetisë së shtrigave.

Unë u largova nga Shqipëria në vitin 1990 dhe më pas dëgjova mjaft gjëra për atë lidhje dhe mënyrën dramatike se si u zgjidh ajo.

Sot që shkruaj, jam shumë kritik ndaj Ramës dhe gafave të tija të rënda në qeverisje, por kjo nuk më pengon të them se në disfatën e asaj lidhjeje, që nuk u shndërrua asnjëherë në një martesë të vërtetë, nuk mund të cilësohet si një faj vetëm i Ramës.

Fajtorja më e madhe në atë që ndodhi mes tyre, ishte padyshim temperamenti dhe natyra e tyre tejet artistike. Ajo që i tërhiqte ndaj njeri tjetrit, ishte pikërisht edhe ajo që i largonte nga njeri tjetri.

Matilda ishte në atë kohë një Yll që shkëlqente dhe të gjithë e admironin me të drejtë, ndërsa Rama, e kishte të programuar spektaklin e tij të madh, për shumë vite më vonë!

/360grade.al



Ju sugjerojmë

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA nis sulmet kundër Iranit

8 Korrik, 2026 11:05 pm
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
Kryesore

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

8 Korrik, 2026 9:41 pm
39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
Aktualitet

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

8 Korrik, 2026 8:47 pm
Auto-Skicë
Politikë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

8 Korrik, 2026 7:06 pm
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm
Sport

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

8 Korrik, 2026 5:45 pm
Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
Bota

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

8 Korrik, 2026 3:30 pm
Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin
Bota

Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin

8 Korrik, 2026 3:28 pm
Para
Hidhet shorti, Kosova mëson kundërshtarët

Hidhet shorti, Kosova mëson kundërshtarët

10 sekretet që s’duhet t’ia thuash partnerit

9 sekrete që meshkujt nuk ua thonë femrave

Video/ Gratë deputete sherr për Ilir Beqajn

Video/ Gratë deputete sherr për Ilir Beqajn
















TE FUNDIT

SHBA nis sulmet kundër Iranit

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
8 Korrik, 2026

SHBA-të nisën një tjetër raund sulmesh ajrore kundër Iranit të mërkurën, disa orë pasi Presidenti Donald Trump tha se armëpushimi...

Lexo më shumë

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
8 Korrik, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale që pretendon se i është dërguar prej “diplomatit...

Lexo më shumë

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
8 Korrik, 2026

Mbahet sot në Tiranë protesta e 39-të. Protestuesit janë grumbulluar si çdo mbrëmje në sheshin “Skëndërbej”, e më pas kanë...

Lexo më shumë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

Auto-Skicë
8 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në takimin e përbashkët BE–Shqipëri në Parlamentin Europian se Kuvendi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}