Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i Linda Halimit, përballja me paragjykimet për bashkëshortin dhe kur do bëhet nënë

2017/01/07 at 6:45 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëfimi i Linda Halimit, përballja me paragjykimet për bashkëshortin dhe kur do bëhet nënë

Linda Halimi, fituesja e festivalit të fundit në RTSH, ka qenë e ftuar pasditen e djeshme në programin “Rudina”, në Tv Klan, për të rrëfyer emocionet e fundit pas trofeut, përgatitjet e nisura për variantin e këngës së saj në Eurovision, si dhe projekte të tjera të reja që e presin gjatë këtij viti.

Por, ndër të tjera, këngëtarja nga Kosova ka treguar më shumë edhe për marrëdhënien e saj me bashkëshortin Davon Edwards, njohja dhe më pas lidhja me të cilin nuk kanë kaluar pa paragjykime. Për njohjen, Linda kujton: “Jemi njohur shumë rastësisht. Kam qenë duke kënduar një natë në Prishtinë dhe qëlloi që ishte edhe ai aty. Ka qenë shumë shok me Dj Blunt, shumë i njohur nga Kosova, kishin ardhur bashkë për të parë se si performoj. Dj Blunt i kishte treguar se unë këndoja shumë bukur dhe duhet të vinte më të shihte dhe pastaj ai u bë fans i imi. Pas 6-7 muajsh që kemi qenë miq e kemi pasur kontakte, lindën gjërat natyrshëm….” – tregon Linda për fillimin e lidhjes.

E pyetur për “përplasjen” e kulturave dhe për përballjen me paragjykimet, Linda thotë se tashmë ajo ka fituar imunitet. Si e para këngëtare që ka thyer çdo tabu, ajo as nuk e fajëson popullin shqiptar që e vuri me “shpatulla pas murit” për zgjedhjen e jetës së saj: “Paragjykime kam ndierë gjithë kohën, madje tashmë jam bërë imune ndaj tyre, mirëpo nuk mund ta fajësoj popullin shqiptar që paragjykon. Ne nuk kemi pasur mundësi të dalim jashtë dhe të jemi më mendjehapur. Megjithatë, ata që më njohin dhe që e dinë se ç’karakter kam, më kanë mbështetur. Për mua jemi të gjithë njerëz si racë dhe nuk bëjmë dallimin e ngjyrave. Familja ime më ka mbështetur gjithë kohën, sepse ata kanë respektuar zgjedhjen time. Ai është një person që më rri gjithmonë mbrapa. E kam si asistent personal. Ai i do, ndoshta edhe më shumë se unë, sukseset e mia, është gjithmonë aty, ndaj jam shumë e lumtur për këtë.”

Davon ka lindur në Amerikë, por me origjinë është nga Xhamajka. Ndaj edhe planet e çiftit për një ceremoni martese, së shpejti, janë në një ishull në vendlindjen e tij: “Kemi bërë kurorëzimin në New York, por ceremoninë akoma jo. Familja ime jeton në Zvicër, ndaj nuk vijnë dot. Kemi probleme me vizat. Plani i dasmës është në Xhamajka, po mendojmë që ta bëjmë në ishull ceremoninë….”

Nëse familja do të shtohet me një pjesëtar të ri, është akoma herët për të folur. Linda tregon se i do shumë fëmijët, por akoma nuk është e gatshme për t’iu përkushtuar: “Ndoshta kur të mbush 30 vjeç” – thotë ajo me dëshirën se edhe ky moment në jetë duhet të jetë i menduar mirë. Për momentin, ajo ka shumë projekte që e presin dhe një kompeticion në të cilin nuk do të prezantojë vetëm veten, por edhe Shqipërinë e Kosovën.

Etiketa: bashkëshortilinda halimiparagjykimet

Ju sugjerojmë

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën

7 Janar, 2026 8:18 pm
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Nafta, Trump: Të ardhurat do të përdoren në dobi të SHBA dhe Venezuelës

7 Janar, 2026 7:26 pm
Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë
Aktualitet

Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë

7 Janar, 2026 7:14 pm
Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë
Aktualitet

Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë

7 Janar, 2026 7:05 pm
FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të…
Sport

FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të…

7 Janar, 2026 6:31 pm
Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros
Bota

Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros

7 Janar, 2026 5:39 pm
Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030
Aktualitet

Balluku: Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës po vijojnë normalisht

7 Janar, 2026 5:25 pm
“Maduro dhe gruaja e tij u plagosën teksa përpiqeshin të fshiheshin”
Bota

“Maduro dhe gruaja e tij u plagosën teksa përpiqeshin të fshiheshin”

7 Janar, 2026 4:36 pm
Vjosa në pikën kritike, rritet frika nga përmbytjet në Novoselë
Aktualitet

Vjosa në pikën kritike, rritet frika nga përmbytjet në Novoselë

7 Janar, 2026 4:33 pm
Çmimet e naftës bien sërish, pas deklaratave të Trump për Venezuelën
Bota

Çmimet e naftës bien sërish, pas deklaratave të Trump për Venezuelën

7 Janar, 2026 4:27 pm
Para
Foto/ 10-të golashënuesit më të mirë në historinë e Manchester United, Rooney pjesë e rekordeve

Foto/ 10-të golashënuesit më të mirë në historinë e Manchester United, Rooney pjesë e rekordeve

Studimi i ri: Meshkujt dhe femrat e bukura janë më tepër inteligjentë

Studimi i ri: Meshkujt dhe femrat e bukura janë më tepër inteligjentë

Shpërthen bombola, humb jetën 44-vjeçari 

Shpërthen bombola, humb jetën 44-vjeçari 

TE FUNDIT

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
7 Janar, 2026

Presidenti i SHBA Donald Trump theksoi se Rusia dhe Kina nuk kanë frikë nga NATO pa Shtetet e Bashkuara, ndërsa...

Lexo më shumë

Nafta, Trump: Të ardhurat do të përdoren në dobi të SHBA dhe Venezuelës

Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
7 Janar, 2026

Venezuela do t’i dorëzojë Shteteve të Bashkuara 50 milionë fuçi naftë, me vlerë rreth 2.8 miliardë dollarë, pas operacionit ushtarak...

Lexo më shumë

Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë

Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë
7 Janar, 2026

Në përfundim të mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile në Durrës, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se kthimi i...

Lexo më shumë

Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë

Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë
7 Janar, 2026

3100 hektarë tokë janë nën ujë në Qarkun e Lezhës ku më i prekur është Kurbini. Qindra banesa janë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com