Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i Gramoz Pashkos: Kur Berisha zhvarrosi eshtrat e babait tim

2016/08/18 at 12:20 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rrëfimi i Gramoz Pashkos: Kur Berisha zhvarrosi eshtrat e babait tim

Luljeta Progni


Vendimi i qeverisë Meksi për të zhvarrosur eshtrat e Josif pashkos bashkë me ato të Enver Hoxhës e të tjerë udhëheqës komunistë. “ Berisha por edhe Meksi ishin një natë më parë tek unë por nuk më thanë asgjë”.  

Kur Gramoz Pashko hapi derën e shtëpisë ku do të themelohej Partia Demokratike, nuk e kishte menduar kurrë se do të vinte shpejt një ditë kur bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, do të vulosnin zhvarrosjen dhunshëm të eshtrave të babait të tij.

Kishin qënë miq e bashkëpunëtorë në ato ditë të vështira  të dhjetorit të vitit 1990, kishin ndarë bashkë idetë, frikën, shpresën , entuziasmin, por edhe bukën e gojës. Ishte dhjetori i vitit 90. Ata nuk e dinin ende aq mirë se çfarë i priste kur vendosen të vihen në krye të studentëve për të shtyrë drejt greminës sistemin komunist.  Gramoz pashko, Sali Berisha, Azem Hajdari, Arben Imami, Preç Zogaj, Aleksandër Meksi, e shumë të tjerë ishin drejtuesit e lëvizjes së dhjetorit 1990.

Një ngjarje e rëndë do ta trondistë Pashkon,  pikërisht në muajt e parë kur bashkë me Berishën, Hajdarin, Meksin, Imamin e të tjerë e kishin fituar betejën me komunistët.  Babai i tij, Josif Pashko, ishte në anën tjetër, atë të komunistëve. Ishte varrosur në varrezat e dëshmorëve të Kombit, kur kishte ndërruar jetë gjatë sistemit komunist. Ndoshta edhe po të kishte qënë gjallë, atje do të rrinte sepse kishte qënë bashkëpunëtor i rëndësishëm i Enver Hoxhës.

“Isha në shtëpi atë natë kur na erdhi një urdhër nga bashkia për zhvarrosjen e eshtrave të babait tim Josif Pashko. Ishte një copë letër  ku shkruhej se eshtrat e Josif Pashkos do të preheshin në varrezat e Sharrës të nesermen në orën 6 të mëngjesit”, kështu e nis rrëfimin për një prej historive të dhimbshme të jetës së tij, i ndjeri, Gramoz Pashko.

E ka treguar këtë histori në një intervistë për Gazeta Shqiptare në qershor të vitit 2000.  Gramoz Pashko rrëfen natën kur Berisha kishte vendosur të zhvarroste eshtrat e babait të tij për ti hequr nga varrezat e dëshmorëve të Kombit drejt Sharrës. Ishte një ndër netët e vështira të profesorit të njohur të ekonomisë, themelues i PD-së një ndër njerzit më aktiv në lëvizjen e dhjetorit 1990.

Kishte pak muaj që PD kishte fituar zgjehdjet e 22 marsit 1992. Berisha kishte nisur revanshin ndaj kundërshtarëve të tij brenda partisë më shumë se sa ndaj ish-udhëheqësve komunist. Pjesë e këtij revanshi është ngjarja e zhvarrosjes së eshtrave të udhëheqësve komunistë nga varrezat e dëshmorëve të Kombit drejt varrezave të Sharrës. Josif Pashko, babai i Gramoz Pashkos kishte qënë pjesë e nomenklaturës komuniste. Për këtë arsye, eshtrat e tij u zhvarrosën nga dëshmorët e Kombit dhe bashkë me ato të diktatorit Enver Hoxha dhe udhëheqësve të tjerë komunistë u çuan në varrezat e Sharrës.  E gjtihë procedura do të kryhej gjatë natës.

“Kjo na u duk një çmënduri , sepse hapja e një varri duhej të bëhej së paku në prani të familjes si dhe të një përfaqësuesi fetar por kërkonte edhe një ceremoni të caktuar.  Atëherë ne dërguam Fatosin, vëllain tim,  që të asistonte në procesin e zhvarrimit, sepse  donim të ishim të sigurt  që në ditët e ardhëshme në varrezat e Sharrës, do të vendosnim lule në varrin e babait tonë dhe jo diku tjetër.

Mu duk e çuditshme sepse vetë Berisha kishte qënë në shtëpinë time një ditë më parë, madje edhe Meksi por nuk më kishin thënë gjë. Por në fakt për mua nuk kishte me rëndësi, se në cilën pjesë të kryeqytetit do të preheshin shtrat e tim eti. Mjafton që përfaqësuesit e bashkisë së Tiranës, gjatë zhvarrimit dhe procedurave përkatëse të respektonin rregullat minimale të përcakutuara nga njerzimi. Vetë shkrimtari Kadare në disa libra të tij shkruan me hollësi për domosdoshmërinë e zbatimit të tyre.

Një ditë më pas, kur bashkia i kishte vendosur eshtrat e Josif Pashkos por edhe ato të Enver Hoxhës e ish-udhëheqësve të tjerë komunist në Sharrë, Gramoz Pashko dhe familjarë të tjerë ishin atje për të kryer cermoninë e nevojshme. Po atë ditë e po në atë vend ishin edhe familjarët e ish-udhëheqësve të tjerë. Gramozi do të duhej të prballej jo vetëm me eshtrat e babait të tij të hequra dhunshëm nga njerzit e partisë së tij por edhe me ata që për Gramozin ishin kundërshtarë, familjarët e ish-diktatorit e byrosistëve të tjerë.

I ishin sulur me mllef të madh Gramoz Pashkos: e shikon çna bërë, ti e ke fajin. Sepse Gramoz Pashko kishte qënë një ndër drejtuesit kryesorë të lëvizjes studentore e cila shtyu drejt greminës sistemin e kalbur komunist në dhjetor të vitit 1990. Qysh në atë moment, Gramoz Pashko ishte armiku për byroistët e familjarët e tyre. Përballja me tanë varrezat e Sharrës ishte një moment dëshpërimi për Pashkon, i cili do të pasohej me të tjera moment të tilla deri tek përjashtimi nga PD më 13 gusht 1992. Gramoz Pashko, Arben Imami, Neritan Ceka, Preç Zogaj, Arben demeti, Edmond Trako, Ridvan Peshkëpia, Shahin kadare  e shumë të tjerë u përjashtuan dhunshëm nga PD në konferencën e 13 gushtit të vitit 1992, pasi prej pak muajsh ishin pozicionuar kundër liderit të PD-së në atë kohë, Sali Berisha.

Pas më shumë se 13 vite, Gramoz Pashko qëndroi larg PD-së për tu rikthyer në pranverën e vitit 2005, pranë Berishës. Ai u rikthye si kandidat i PD-së në Ersekë, garë të cilën e humbi. Gramoz Pashko humbi jetën në korrik të vitit 2006, pas një aksidenti në Himarë ku mundi të mbijetonte por udhëtimi me helikopter drejt Italisë do të ishte fatal për të.  Helikopteri me të cilin po transportohej Gramoz Pashko u rrëzua . Bashkë me Gramoz Pashkon në atë aksident tragjik, humbi jetën edhe i biri dhe stafi mjeksor e pilotët. /27.al



Ju sugjerojmë

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

21 Dhjetor, 2025 9:10 pm
Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
Bota

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

21 Dhjetor, 2025 8:01 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Kryesore

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

21 Dhjetor, 2025 7:16 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

21 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm
Aktualitet

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

21 Dhjetor, 2025 6:26 pm
Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…
Aktualitet

Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…

21 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting
Aktualitet

Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting

21 Dhjetor, 2025 5:38 pm
Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë
Kryesore

Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë

21 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Plagosën dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

21 Dhjetor, 2025 5:32 pm
Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës
Bota

Plani i paqes në Gaza, Hamasi nuk pranon të çarmatoset

21 Dhjetor, 2025 5:29 pm
Para
U mor peng nga kushëriri, dëshmia e vajzës: Më tha hajde se më është prishur kompjuteri

U mor peng nga kushëriri, dëshmia e vajzës: Më tha hajde se më është prishur kompjuteri

Fotolajm/ Ish-drejtuesi i Top Gear pushime në Shqipëri

Fotolajm/ Ish-drejtuesi i Top Gear pushime në Shqipëri

Mërziten mediat serbe: Pse Biden nuk e respektoi flamurin serb si atë të Kosovës

Mërziten mediat serbe: Pse Biden nuk e respektoi flamurin serb si atë të Kosovës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
21 Dhjetor, 2025

Një zyrtar i lartë i Kremlinit ka minimizuar shanset për një përparim të madh në bisedimet e paqes në Ukrainë,...

Lexo më shumë

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
21 Dhjetor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet për një goditje më agresive ndaj emigracionit në vitin 2026 me miliarda dollarë fonde të...

Lexo më shumë

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
21 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha, reagoi duke e denoncuar si një vjedhje të rëndë shtetërore. Përmes një postimi në Facebook,...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
21 Dhjetor, 2025

Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur me thikë në sektorin Hekurudha të lagjes 13 në Durrës mbrëmjen e sotme. 45-vjeçari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com