Në homazh të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nano i cili u nda nga jeta më 31 tetor, në emisionin “Opinion” është ritransmetuar një nga intervistat e rralla të tij ku flet për jetën dhe karrierën e tij.
Gjatë intervistës së bërë 15 vite më parë, Nano ka rrëfyer edhe detaje të fillimeve të karrierës së tij, duke qenë sekretar i përgjithësh i qeverisë së Adil Çarçani.
Në këtë intervistë, ai tregon se si u përzgjodh në këtë detyrë dhe se çfarë gjeti në këtë qeveri, në të cilën tashmë ishte brenda strukturës së saj.
“Do merrja detyrën e Adil Çarçanit më pas. Kështu hyra në qeverinë e Çarçanit me kërkesë te Ramiz Alisë i cili më njohu si ekonomistë me prirje liberale. Unë e kushtëzova pranimin si Sekretar i Përgjithshëm me reformat e rëndësishme ekonomike. Unë isha sekretar i Sekretar i Përgjithshëm, por situata kishte filluar të ndryshonte dhe u kuptua që dhe regjimi ishte në fund të resurseve. Një ditë vendosa që të hyja në zyrën e Adilit i fundit, pasi vendimet e tij i merrte nga biseda që bënte me personin e fundit. Unë isha në dijeni dhe po menaxhoja situatën e vështirë të sigurimit të ushqimeve për popullin, për tregun. Rezervat e shtetit në vitin 1991 kishte vetëm 8 milionë dollarë, ishte vetëm 5 javë ushqim”,-është shprehur Nano.
Nano thotë se e mori detyrën e kryeministrit për herë të parë me propozim të Ramiz Alisë.
“Ma kërkoi Ramiz Alia dhe unë e kushtëzova me një mandat të precizuar me reformat ekonomike. E mora në kushte emergjence”, është shprehur Nano 15 vite më parë.














