I ftuari i radhës në rubrikën e intervistës në emisionin “Thumb” ka qenë këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu.
Ai ka rrëfyer disa detaje lidhur me karrierën e tij si artist dhe familjen. Tashmë ai numëron më shumë se një dekadë në tregun muzikor.
I pyetur nga gazetaret nëse i ka bërë keq fakti që e ka nisur karrierën shpejt, ai është përgjigjur kështu:
“Po, shumë. Për shumë gjëra më ka ndikuar keq. Kam qenë larg që në moshën 15-vjeçare. Më duhej të udhëtoja dhe lodhesha shumë që të kapja orën e parë të mësimit”.
Ndryshe, Ermali pak ditë më parë ka publikuar projektin e tij me titull “Ai nuk ka me t’dasht si unë”, një klip që është pëlqyer shumë nga fansat. /Telegrafi/