Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfehet Eliona Pitarka: Më tha se është gati të më blejë X6, i pëlqen thjeshtësia ime

2016/10/22 at 10:59 AM
në Aktualitet, InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rrëfehet Eliona Pitarka: Më tha se është gati të më blejë X6, i pëlqen thjeshtësia ime

Jemi mësuar ta shikojmë në rolin e koketës, femrës fatale që fiton gjithçka vetëm prej pamjes seksi që ka. Por Eliona Pitarka vjen në këtë rrëfim për të treguar të përditshmen e saj. “Njerëzit ngatërrojnë diçka, Elionën e ‘Apartamentit’, me Elionën në të përditshmen e saj”, tregon ajo për propozimet që i vijnë.


Janë të shumtë meshkujt që i ofrojnë një jetë luksi në këmbim të një marrëdhënieje me të. Megjithatë aktorja shpreh se ka zgjedhur të bëjë një jetë normale. Pranon të komentojë edhe fotot që qarkulluan pak kohë më parë, ku bukuroshja shfaqej duke blerë rroba të përdorura. Sipas Elionës, komentet janë të tepërta, pasi nuk ka asnjë lloj kompleksi në jetën që bën.

Si po ecën ky sezon i “Apartamenti 2XL” për Elionën?

Gjithçka po shkon më së miri. Ky është sezoni i dytë i “Apartamentit” dhe çdo gjë po shkon shumë mirë. Audienca është rritur goxha dhe janë të shumtë ata që na shkruajnë për të na komplimentuar për punën që bëjmë. Unë si Eliona, si një aktore e re, jam goxha në rritje.

Mendoni se është rritur audienca edhe prej Elionës?

Këtë nuk më takon mua ta them, por gjithsesi duhet thënë. Faktikisht edhe aktorët e “Apartamenti 2XL”, e thonë shpesh si me shaka, që prej meje është rritur audienca. Mua më vijnë vetë mesazhe pa fund, që më thonë se, që kur kam ardhur unë, kanë filluar ta shikojmë shfaqjen. Vihet re edhe te numrat që hidhen në “You Tube”. Kur jam unë protagonistja e një numri, ka më shumë klikime, kjo është e dukshme, ndaj nuk e mohojmë dot këtë pjesë.

Ka ndërmend Eliona ta provojë veten si aktore edhe në skena të tjera, jo vetëm tek “Apartamenti”?

Vetëm para dy ditësh më ka ardhur një ftesë për një film. Ideja për t’u bërë aktore ka qenë që e vogël, por nuk e kam parë veten kurrë si aktore humori, pasi ftesa për tek “Apartamenti” erdhi shumë spontanisht. Gjithnjë e kam parë veten si aktore në kinema.

A do t’ju shikojmë gjithnjë në rolin e femrës fatale, që josh?

Ky ka qenë fillimi i karrierës sime si aktore. Kam pasur rolin e një femre që sapo futet në shtëpi, provokon dhe nxit debate të ndryshme. Por absolutisht nuk e shikoj veten në këto role. Unë jam tip impulsiv, ndaj mendoj se do të më rrinin mirë edhe rolet aksion.

Ndërkohë, pak ditë më parë shumë interes pati një status i juaji teksa thoshit se bënit një jetë të thjeshtë dhe s’keni dashnor me “X6” që t’ju mbajë. Çfarë ndodhi që shpërthyet me këtë status?

S’e nisa statusin për të pasur një jehonë të tillë, edhe pse në fakt kështu ndodhi. Kur je person publik, mësohesh me komente pozitive dhe negative, por po ndihesha keq. Shikoja komente dhe mesazhe që më vinin, ku më thoshin ‘pse hiqesh sikur bën një jetë luksoze?’. Në fakt, unë s’e kam bërë kurrë këtë. Ju mund të thoni ‘pse e ekspozon trupin aq shumë?’, dhe keni të drejtë, por jo për një jetë luksi, që unë kurrë s’e kam pretenduar. Asnjë postim imi nuk tregon që unë bëj jetë pasanikësh. Ndaj dhe bëra statusin. Njerëzit ngatërrojnë diçka, Elionën e ‘Apartamentit’, me Elionën në të përditshmen e saj. Në fakt, unë s’jam ajo që shihni në ekran. Unë në rol jam femra provokuese, që bën gjithçka, femra që mund të shesë edhe veten. Ndërsa në jetën reale jam totalisht ndryshe. Asnjë aktore s’është e pasur, që të jem unë, kam thjesht një pagë të mjaftueshme. Ndaj dhe shkrova që nuk kam dikë me “X6” që të më sponsorizojë. Unë udhëtoj me autobus, dhe bëj gjithçka si moshataret e mia. Në fakt mendojnë se femrat e bukura kanë një sponsor, ka shumë të tilla, por unë s’jam e tillë.

 

Bëni aq jetë të thjeshtë sa ia lejoni vetes që, edhe pse personazh publik, të blini te “gabi”?

Po, unë e kam thënë, komentet janë ekzagjeruar pa fund, por unë e kam thënë gjithnjë që bëj një jetë normale. Nuk kam komplekse fare.

Megjithatë duhet të jenë të shumtë meshkujt me “X6” që të propozojnë…

Po, më vijnë shumë mesazhe, edhe nga më vulgaret. Për shembull më kanë thënë që “e vlerësojmë faktin që je e thjeshtë, por unë jam gati të të blej një ‘X6’, ose të të shëtis ku të duash ti”, gjëra të kësaj natyre.

A ke dikë në krah?

Jo, jam vetëm.

Një femër kaq e lakuar, pse është vetëm?

Thashë që jam vetëm, por nuk do doja t’i tregoja arsyet. Dhe në fakt, është hera e parë që po pranoj që jam vetëm.

A ka ndonjë personazh VIP, biznesmen, politikan që të ka bërë një propozim “të pisët”?

Ndoshta kohët e fundit janë treguar më të kujdesshëm. Duke qenë se kanë qenë të shumta personazhet që i kanë demaskuar, siç duket kanë filluar të ruhen. Akoma s’kam marrë ndonjë propozim nga personazhe të njohur./Bluetooth/

 



Ju sugjerojmë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Laç

9 Korrik, 2026 10:55 pm
Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit
Bota

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit

9 Korrik, 2026 10:25 pm
“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë
Politikë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë

9 Korrik, 2026 9:51 pm
Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
Kryesore

Rama: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

9 Korrik, 2026 8:44 pm
Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit
Aktualitet

Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit

9 Korrik, 2026 8:42 pm
Dita e 40-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Aktualitet

Dita e 40-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

9 Korrik, 2026 8:40 pm
Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore
Aktualitet

Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore

9 Korrik, 2026 7:14 pm
Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh
Bota

Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh

9 Korrik, 2026 6:01 pm
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

Irani përshpejton eksportet e naftës mes tensioneve në Gjirin Persik

9 Korrik, 2026 5:54 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagoset me thikë një person në Shëngjin

9 Korrik, 2026 5:50 pm
Para
Sherri në Gjermani/ Shqiptari vritet me thikë, autorët arratisen

Sherri në Gjermani/ Shqiptari vritet me thikë, autorët arratisen

Çako në SHBA, merr pjesë në konferencën vjetore të IACP

Çako në SHBA, merr pjesë në konferencën vjetore të IACP

Debati për zgjedhjet në SHBA: Guy Verhofstadt vs Joseph Stieglitz

Debati për zgjedhjet në SHBA: Guy Verhofstadt vs Joseph Stieglitz
















TE FUNDIT

Vritet me armë zjarri një person në Laç

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
9 Korrik, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Si pasojë e të shtënave ka...

Lexo më shumë

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit
9 Korrik, 2026

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, i ka kërkuar Mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar kthimin e arit...

Lexo më shumë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë
9 Korrik, 2026

Mbledhja e 21-të e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Strasaburg ka përfunduar pa një deklaratë të përbashkët. PS e PD nuk arritën...

Lexo më shumë

Rama: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
9 Korrik, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për CNN Turk, ku ka folur për rezultatet e Samitit të NATO-s,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}