Gjatë një video live në Instagram, Roza Lati ka bërë një deklaratë jo shumë të këndshme karshi partnerit të saj. Ajo ka deklaruar se ky i fundit e do për famën që ajo ka dhe jo për personin që është.
“Po dal me dikë, e kam thënë por ka diçka që nuk më pëlqen tek ky djalë. Duket se ai më sheh si Roza Lati, shoqërohet me mua që të bëjë një check in, të duket që është ulur në kafe me mua. Nuk sheh atë Rozën e thjeshtë, atë që unë jam në të vërtetë”, ka përfunduar moderatorja e zhgënjyer.
Para disa kohësh gjatë një interviste, ajo u shpreh se kishte gjetur një përson me të cilin mund të “hante në një tavolinë”, dhe nuk dihet çfarë ka ndodhur që ajo vjen më këtë fjali zhgënjyese.