Roza Lati ka nisur pushimet, e qenin e saj e ka marrë me vete dhe pikërisht ai është bërë edhe shkaku i sherrit në plazh. Moderatorja ka publikuar një video në Instagram, në të cilën ka fokusuar zonjën që po lahet në det për të cilën shprehet me ironi: “Të jesh në plazh për qefin tënd dhe të kesh një grua atje përtej, shikoje atë gruan… ajo po na bënte ligjin hiqe qenin o unë o qeni në plazh, hiqe qenin nuk duhet të rrijë qeni në plazh”, shprehet Roza.