InstaBIZ

Ronela “hap” zemrën në Instagram: Më mbyste dhimbja pa më parë askush


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:45 - 08/05/21 |
Opi Nion

Këngëtarja Ronela Hajati ka ndarë me ndjekësit e saj disa nga momentet e vështira që ka kaluar.

Nëpëmjet një postimi në “Instagram”  këngëtarja shkroi se ka festuar edhe kur para një ore qante apo kur e mbyste dhimbja pa e parë askush.

Ndër të tjera Ronela Hajati u shpreh në rrjetin social se ka pasur momente kur pyeste veten “A mund të shkojë më keq se kaq? Dhe po, shkonte.”

Mëgjithatë këngëtarja  shtoi se në të tilla raste e vetmja gjë që të ngelet të bësh është të bëhesh e fortë.

Ndërsa ndau edhe një mesazh për ndjekësit: “Më tha dikush sot: ‘Vishemi dhe rregullohemi, por e kemi zemrën copë’ dhe mu kujtua kur pyesja veten: ‘A mund të shkojë më keq se kaq?’ Dhe Po! Shkonte… Ronela ka festuar edhe kur para një orë qante, edhe kur më vonë e mbyste dhimbja pa e parë askush, sepse të bëhesh e fortë është e vetmja gjë që ngelet të bësh! Kur të mundesh festo! Zemra e nje gruaje është një oqean me mistere”/Opinion.al

Pas