Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

RMV,presidentja:Diplomacia dhe mbështetja austriake janë çelësi për integrimin në BE

2025/05/25 at 5:27 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
RMV,presidentja:Diplomacia dhe mbështetja austriake janë çelësi për integrimin në BE

Austria është e gatshme të bisedojë për gjetjen e një zgjidhjeje kreative me Bullgarinë dhe vlerëson se zbatimi i politikës së zgjerimit është aktualisht më i rëndësishmi për Bashkimin Evropian – thotë Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, në një intervistë për Shërbimin maqedonas të Radios Evropa e Lirë.


Sipas saj, ministrja për çështje evropiane dhe ndërkombëtare e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, dëshiron që bisedimet për zgjidhjen e këtij kontesti të mbahen në Vjenë.

Radio Evropa e Lirë: Zonja presidente, ingerencat e presidentit janë kryesisht në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes dhe sigurisë. Aktualisht, dy çështje janë më të rëndësishmet: bllokimi i integrimit evropian dhe marrëveshja për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, që kap vlerën e 6 miliardë eurove në formë kredie investuese. A jemi më afër apo më larg nisjes së negociatave për anëtarësim në BE sesa një vit më parë, duke pasur parasysh që Qeveria bullgare ka kujtuar se përfshirja e pakicës bullgare në Kushtetutë nuk është i vetmi kusht i Sofjes për këtë proces?

Siljanovska Davkova: Nuk mund t’ju jap një përgjigje të saktë me një fjali. Pse? Sepse nëse them se jemi më afër ose më larg, kjo nuk do të ishte e saktë. Afërsia apo largësia janë relative. Edhe nëse fillojmë negociatat, kjo nuk do të thotë patjetër progres. Mund të paraqiten kërkesa të reja, apo siç kemi parë deri tani, procese që e pamundësojnë marrëveshjen për klasat dhe kapitujt. Çfarë mendoj për këtë periudhë? Kam vërejtur ndryshime. Logjikisht, si presidente, ky është roli im. Precedenti ynë ka bërë që BE-ja të rimendojë procesin e integrimeve, sepse është e qartë se ky precedent do të prodhojë të tjerë.

Kushtetuta mund të ndryshohet, por nuk mund të premtoj se do të ndodhë së shpejti. Unë jam propozuesja, por deputetët votojnë sipas bindjes së tyre – ata përfaqësojnë qytetarët, jo mua.

Pyetja që më bëhet më shpesh është: “A do të ketë ndryshime kushtetuese”?

Përgjigja ime është: nuk mund të garantoj. Nuk jam monark absolut. Kërkesat për ndryshime kushtetuese nga jashtë janë në kundërshtim me parimet themelore të BE-së – janë në kundërshtim me Traktatin e Lisbonës dhe Kartën për të Drejtat Themelore. Ato theksojnë respektimin e strukturave kushtetuese dhe të identitetit kombëtar e kulturor të vendeve.

Radio Evropa e Lirë: Keni përmendur diplomaci kreative si rrugë për të kapërcyer këtë ngërç. Nga komunikata e kabinetit tuaj pas takimit me ministren austriake Beate Meinl-Reisinger u kuptua se do të donit që këto bisedime të zhvillohen në Vjenë. Ka ndonjë zhvillim në këtë drejtim?

Siljanovska Davkova: Diplomacia kreative është e nevojshme. Jemi të vetëdijshëm që korniza negociuese është miratuar dhe është vështirë të ndryshohet – megjithatë, rasti i Serbisë tregoi që mund të ketë përjashtime. Nëse kemi probleme në procesin negociator, atëherë edhe BE-ja duhet të angazhohet kreativisht për ta zhbllokuar atë.

Parlamenti Evropian mund të miratojë një akt për marrëdhëniet tona me Bullgarinë. Këshilli mund të japë udhëzime, mund të ketë një plan veprimi për Komisionin e përbashkët historik maqedono-bullgar. Duhet të jetë e qartë që dy protokollet që kemi nënshkruar nuk përmendin ndryshimet kushtetuese – ato janë imponuar më vonë. Mund të nënshkruajmë edhe një protokoll tjetër, por ai nuk duhet të përdoret si bazë për veto, por për diskutim, siç bënë gjermanët dhe francezët, apo polakët dhe gjermanët. Qasja duhet të jetë interpretative dhe konstruktive.

Radio Evropa e Lirë: A ka ndonjë nismë konkrete për takim?

Siljanovska Davkova: Ministrja austriake na siguroi që Austria është gjithmonë pas rajonit. Ata besojnë se zgjerimi i BE-së është prioritet. E kanë mirëkuptuar edhe aspiratat e Ukrainës e Moldavisë, por kanë theksuar se Ballkani Perëndimor meriton më shumë. Kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje kreative me Bullgarinë.

Nuk mund të them me siguri nëse ajo tashmë e ka kontaktuar Sofjen, por ka qenë në të njëjtën linjë me presidentin e Këshillit Evropian. Ai e vlerësoi propozimin tonë për zgjidhje të shtyrë si konstruktiv, por theksoi mungesën e mirëkuptimit nga fqinjësia. Megjithatë, shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar.

Radio Evropa e Lirë: Detajet e marrëveshjes për partneritet strategjik me Britaninë e Madhe janë të mjegullta. Cili është vlerësimi juaj politik?

Siljanovska Davkova: Kompetencat për marrëveshjet ndërkombëtare ndahen. Presidenti ka përparësi, por Kushtetuta përcakton që nëse me ligj kompetenca i takon qeverisë, atëherë është ajo që vepron. Kjo është rasti me çështjet ekonomike, arsimore dhe sociale. Marrëveshja për partneritet strategjik – që përfshin infrastrukturën, spitalet, konviktet – është në fushën e kompetencës së qeverisë. Mbështes çdo zgjidhje që sjell zhvillim dhe mirëqenie. Edhe vendet anëtare të BE-së, partnerët tanë tradicionalë, përballen me sfida ekonomike të mëdha.

Radio Evropa e Lirë: A është kjo marrëveshje një alternativë ndaj status quo-së me BE-në?

Siljanovska Davkova: Jo. Nuk jam fataliste dhe nuk e përdor shpesh shprehjen “s’kemi alternativë”. Por Maqedonia është pjesë e Evropës – gjeografikisht, historikisht, kulturalisht dhe politikisht. Edhe zyrtarët britanikë e kuptojnë se dialogu me ne zhvillohet në kontekstin e integrimit evropian. Nuk ka alternativë. Megjithatë, të gjithë në botë po kërkojnë burime për zhvillim, dhe edhe ne jemi pjesë e kësaj përpjekjeje. Investimet më të mëdha britanike në Ballkanin Perëndimor janë te ne.

Radio Evropa e Lirë: Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit të kaluar? A keni konsultime të rregullta me kryeministrin Mickoski?

Siljanovska Davkova: Qeveria e merr legjitimitetin nga Kuvendi. Përgjegjësinë për ta vlerësuar e ka Kuvendi. Unë mund të flas për politikën e jashtme dhe sigurinë. Konsultohemi, kërkoj informacione, dhe secili qëndron brenda kompetencave të veta. Nuk ndërhyj në punët e brendshme të qeverisë dhe nuk lejoj ndërhyrje në fushën time.

Radio Evropa e Lirë: Sa ligje keni refuzuar me veto deri tani?

Siljanovska Davkova: Deri më tani vetëm një ligj kam kthyer – që është e paprecedentë për një vit. Por kam pasur vërejtje për disa zgjidhje të tjera. Marr ligjet ndër të parat dhe shqyrtoj nëse kanë problematikë. Në disa raste është intervenuar, në disa më kanë sqaruar. Nëse ndonjë zgjidhje nuk është në përputhje me parimet që përfaqësoj, do të përdor veton.

Radio Evropa e Lirë: Si janë marrëdhëniet tuaja me BDI-në? Kjo parti ju ka akuzuar për anashkalim të mekanizmave për mbrojtjen nga majorizimi etnik.

Siljanovska Davkova: Kam pasur marrëdhënie të mira me shumë deputetë të BDI-së, disa prej tyre janë miqtë e mi. Nuk është e vërtetë që kam anashkaluar përfaqësimin etnik – ai është kategori kushtetuese. Mesazhet e mia janë gjithmonë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

Gjykata Kushtetuese është ajo që duhet të vendosë për këto çështje. Ne do të vlerësohemi nga BE jo vetëm për harmonizimin me acquis-në, por edhe për zbatimin praktik të ligjeve. Për këtë do të kujdesen Komisioni i Venecias dhe GRECO. Në përzgjedhjen e anëtarëve të komisioneve – për falje, dekorime, rininë – gjithmonë kam kushtuar vëmendje përfaqësimit të drejtë dhe mbi të gjitha, profesionalizmit.

Radio Evropa e Lirë: A ia keni dalë të jeni presidente e të gjithë qytetarëve, siç thatë në fillim të mandatit?

Siljanovska Davkova: Ky është roli më i rëndësishëm – pavarësisht fokusit në politikën e jashtme. Legjitimitetin ma kanë dhënë qytetarët përmes votës së drejtpërdrejtë. Angazhimi im është i përditshëm, përmes takimeve me të gjitha kategoritë e qytetarëve, veçanërisht me grupet më të ndjeshme. Sipas sondazheve, gëzoj besimin e gjerë të qytetarëve – të përkatësive të ndryshme etnike, gjinore dhe shoqërore. Bëj përpjekje, por nuk mjafton vetëm vlerësimi im. Kjo mund të verifikohet me metoda të besueshme./REL



Ju sugjerojmë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Tym, flakadanë dhe tensione, pas mbylljes së seancës deputetët e PD mblidhen në seli

18 Dhjetor, 2025 11:30 am
“E zgjidha luftën në Gaza”, Trump sulmon Biden: Trashëgova një katastrofë
Bota

“E zgjidha luftën në Gaza”, Trump sulmon Biden: Trashëgova një katastrofë

18 Dhjetor, 2025 11:21 am
Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës
Kryesore

Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës

18 Dhjetor, 2025 11:01 am
Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë
Kryesore

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë

18 Dhjetor, 2025 10:09 am
Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi
Kryesore

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi

18 Dhjetor, 2025 9:56 am
Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC
Sport

Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC

18 Dhjetor, 2025 9:37 am
Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit
Kryesore

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit

18 Dhjetor, 2025 8:43 am
Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n
Aktualitet

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

18 Dhjetor, 2025 8:41 am
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit
Kronikë

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit

18 Dhjetor, 2025 8:35 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:27 am
Para
Komandanti rus: U tentua të sulmohej helikopteri i Putinit mbi Kursk

Komandanti rus: U tentua të sulmohej helikopteri i Putinit mbi Kursk

Fier/Goditi një shtetas me babain,arrestohet djali duke u larguar drejt Greqisë

Fier/Goditi një shtetas me babain,arrestohet djali duke u larguar drejt Greqisë

Kaja Kallas vizitë zyrtare në Tiranë më 8 Prill

Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë
















TE FUNDIT

Tym, flakadanë dhe tensione, pas mbylljes së seancës deputetët e PD mblidhen në seli

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
18 Dhjetor, 2025

Seanca e sotme plenare ishte e përfshirë nga tymi, flakadanët dhe tensionet që në nisën që fillimin e seancës parlamentare....

Lexo më shumë

“E zgjidha luftën në Gaza”, Trump sulmon Biden: Trashëgova një katastrofë

“E zgjidha luftën në Gaza”, Trump sulmon Biden: Trashëgova një katastrofë
18 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbrojtur politikat e tij ekonomike dhe ka fajësuar paraardhësin Joe Biden për gjendjen e vendit...

Lexo më shumë

Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës

Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës
18 Dhjetor, 2025

Skena kaotike mëngjesin e të enjten në Parlamentin e Shqipërisë, pasi deputetët e opozitës u përplasën me gardistët në përpjekje...

Lexo më shumë

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë
18 Dhjetor, 2025

Ende pa nisur seanca plenare, disa deputetë të Partisë Demokratike kanë zënë vendet e ministrave në sallë. Në videot e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com