Ndonëse është e angazhuar seriozisht me muzikën, ajo nuk ndalet me kaq.
Rita po korr sukses edhe si modele, duke pozuar për markat më të njohura botërore.
Kësaj radhe revista e famshme amerikane ‘’Paper’’ e ka përzgjedhur Ritën si protagoniste kryesore të koleksionit të disa veshjeve interesante.
Duhet thënë se ky është një stil i pa parë deri më sot te këngëtarja, i cili ka ngjallur kureshtjen e ndjekësve të saj.