Bota

Rishi Sunak do të jetë kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:31 - 24/10/22 |
Opi Nion

Rishi Sunak do të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Bashkuar, pasi rivalja e tij Penny Mordaunt u tërhoq nga gara për të udhëhequr Partinë Konservatore. Rishi Sunak arriti të fitonte mbështetjen e më shumë se gjysmës së deputetëve konservatorë.

Sunak do të pasojë Liz Truss shtatë javë pasi ajo e mposhti atë në garën e mëparshme.

Ai do të bëhet kryeministri i parë britanik aziatik i Mbretërisë së Bashkuar dhe do të marrë detyrën në një kohë kur Britania e Madhe përballet me sfida të mëdha ekonomike./Opinion.al

Pas