Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rindërtimi në Baldushk, Veliaj: Mos besoni ata që flasin nga vilat e Lalzit

2022/12/19 at 6:40 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rindërtimi në Baldushk, Veliaj: Mos besoni ata që flasin nga vilat e Lalzit

Është përmbyllur procesi i rindërtimit në Baldushk, ku 28 familje morën banesat e tyre falas.

Teksa dorëzoi çelësat e banesave të reja, kryebashkiaku Erion Veliaj, i shoqëruar dhe nga kryeministri Edi Rama, tha se tashmë në lagjet e rindërtuara është rregulluar edhe infrastruktura.

Veliaj u ndal edhe te shembja e pallatit të dëmtuar në rr. “Myslym Keta”, duke sulmuar dhe ironizuar opozitën.

“Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një qeveri, sidomos në një vend si i yni, me të ardhura modeste, të thoshte: Çfarë u dëmtua nga tërmeti, do ta kompensojmë 100% më të madhe, më të bukur dhe më të fortë, duke përfshirë të gjithë infrastrukturën, shkolla, kopshte, çerdhe, por mbi të gjitha shtëpitë e njerëzve që u goditën pabesisht nga tërmeti. Por që unë besoj në mënyrën më bujare, me një iniciativë të padëgjuar më përpara, arritëm që në 3  vite të kemi mbyllur shumicën më të madhe të nevojave dhe sot me 60 vila, shtëpi individuale dhe me një kompleks me 3 rrugë paralele me 29 vila që i kemi këtu, mbylli përfundimisht dramën e tërmetit në të gjithë zonën e Baldushkut.  Nuk mund të rri në një ditë si e sotmja që u çuam të gjithë me rrokopujë, me lajme të rreme dhe me histeri kolektive, të rri pa sqaruar atë që ndodhi sot në Tiranë. Kishim një pallat në Tiranë, në 500 pallate që janë dëmtuar, që kemi ndërhyrë, me shumë banorë që janë futur tashmë te lagjja “5 maji”, i cili zgjodhi siç ka ndodhur rëndom, që të besonte një gënjeshtër të madhe. Që qeveria do bëjë gradaçela. Gradaçela në Tufinë, imagjinoni. Që këtu ka një teori të madhe konspiracioni, kur futen grup-seksionet e partisë që i marrin mendjen njerëzve, në fakt të vetmit që dëmtohen nuk janë partitë, ata hallet e tyre i kanë zgjidhur, janë të gjithë me vila në Lals.  Për burrat dhe gratë e këtij vendi, për fëmijët, për prindërit, për gjyshërit e për gjyshet, plani i rindërtimit në “5 maj” dhe në Kombinat, që ka hasur pengesa të padëgjuara më përpara, vetëm në Kombinat 22 gjyqe, në “5 Maj” i gjithë grupi i OFL-së që bllokonte rrugën edhe kantierin, më në fund sot kanë marrë jetë, janë futur familjet e para, përfshi edhe të atij pallati ku ishim sot. Kemi verifikuar çdo banor. Dëgjoja dikë që shante sot kryeministrin, kryetarin e bashkisë, e verifikuam, zonja në moshë merrte vetë 180 mijë lekë, merrte djali 180 mijë lekë, merrte nipi dhe mbesa 180 mijë lekë, sepse pavarësisht se rrinin në një garsonierë, marrin 540 lekë në muaj për 3 vite. Unë besoj kur ky shtet me kushtet që ka, ta paguan qiranë, ta ka bërë edhe shtëpinë tjetër gati, ti nuk mund të thuash që për ideal të partisë do vazhdosh abuzimin. Unë nuk jam këtu që të gjykoj ata, ata janë vërtetë fatkeq.  Ftesa ime është për qytetarët e fundit dhe më vjen mirë që 6 nga 14 familjet, para se të fillonim këtë inaugurim, kanë shkuar dhe kanë firmosur në Njësinë nr 4, dakordësinë për t’u bërë edhe ata pjesë e shumicës morale, e shumicës dërrmuese. Edhe për pjesën tjetër ne do jemi hapur çdo ditë deri në fund të vitit, për t’i siguruar secilit bonusin e qirasë dhe për t’ju thënë që shteti është i tyre, bashkia është e tyre, kryeministri është i tyre, qeveria është e tyre, taksat janë të tyre. Ndaj le të mos e rrënojmë komunitetin tonë dhe të mos e bjerrim besimin tonë, por vetëm duke ecur përpara, duke punuar bashkë, duke ëndërruar dhe punuar për ditë më të mira, do ia mbërrijmë atyre ditëve dhe e sigurt që 2023 do të jetë viti ku ene  e mbyllim totalisht dramën e tërmetit”,-tha Veliaj.

Ju sugjerojmë

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun
Aktualitet

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun

20 Tetor, 2025 11:37 am
Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal
Aktualitet

Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal

20 Tetor, 2025 11:19 am
Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë
Bota

Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë

20 Tetor, 2025 10:08 am
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

“Putin, më i fortë se Hamasi”, Zelensky: SHBA të ushtrojë më shumë presion

20 Tetor, 2025 9:34 am
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna
Kryesore

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna

20 Tetor, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 20 tetor 2025

20 Tetor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 20 tetor 2025

20 Tetor, 2025 8:26 am
Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali
Kronikë

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali

19 Tetor, 2025 11:20 pm
Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës
Kryesore

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës

19 Tetor, 2025 11:09 pm
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

19 Tetor, 2025 7:50 pm
Para
Përdoruesit e Twitter i kërkojnë Elon Musk të largohet nga drejtimi i kompanisë

Përdoruesit e Twitter i kërkojnë Elon Musk të largohet nga drejtimi i kompanisë

Gjermania furnizon me tanke Sllovakinë

Gjermania furnizon me tanke Sllovakinë

Motra e Ronaldos: Botërori më i keq i të gjitha kohërave, Mbappe nuk është real

Motra e Ronaldos: Botërori më i keq i të gjitha kohërave, Mbappe nuk është real

TE FUNDIT

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun
20 Tetor, 2025

Përgjegjësi i shërbimit zjarrfikës në Bashkinë Maliqit Sadik Halili tha se ka qenë policia ajo që ka lajmëruar shërbimin e...

Lexo më shumë

Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal

Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal
20 Tetor, 2025

Sali Berisha ka sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumani. Nga Prokuroria e Posaçme ku u paraqit për të zbatuar masën...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë

Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë
20 Tetor, 2025

"Nëse Putini do, të shkatërron". Kjo ka qenë një nga pjesët më dramatike të takimit që u zhvillua tre ditë...

Lexo më shumë

“Putin, më i fortë se Hamasi”, Zelensky: SHBA të ushtrojë më shumë presion

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
20 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar Presidentit Donald Trump të jetë më i ashpër me presidentin rus Vladimir Putin,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com