Kryesore

Rindërtimi/ Kryebashkiakja e Kurbinit përlotet gjatë fjalimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:23 - 28/12/21 |
Opi Nion

Pasditen e sotme 500 familje marrin banesat e reja pasi shtëpitë iu dëmtuan në tërmetin e 2019-s në Laç.

E pranishme në ceremoninë që u zhvillua në rezidencën e pallateve të reja ishte  edhe kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Shqalsi Cara.

Kryetarja e bashkisë u emocionua gjatë fjalës së saj dhe u përlot. Ajo i uroi bashkëqytetarëve të saj që t’i gëzojnë shtëpitë e reja dhe tha se ato janë më të bukura, më të forta dhe më të sigurta.

“Më lejoni që sot që të falenderoj një person të veçantë që ka qëndruar krah meje dhe qytetarëve të Kurbinit dhe në pamundësi për të qenë në këtë ceremoni sot. Ajo është Lindita Nikolla. Një falenderim të veçantë, emocionet më kanë pushtuar, shkon për Bashkinë Kurbin me të cilën ndaj orë të stërgjatura pune për të qenë krah çdo qytetari. Një falenderim të përzemërt i shkon zotit Servet dhe stafit të tij për të dëgjuar çdo kërkesë tonën. Motra dhe vëllezër kurbinas t’i gëzoni brez pas brezi shtëpitë e reja të cilat janë shumë herë më të bukura, shumë herë më ë forta, shumë herë më të sigurta që ato që kemi pasur dy vite më përpara. Jam shumë e lumtur për gjithsecilin prej jush. Ky vit  ri besoj do të ngelet në kujtesën tuaj gjatë se do të jetë viti më i bukur sepse soli një ndër dhuratat më të bukura për ju, shtëpinë e re”, tha kryetarja e Bashkisë./ Opinion.al

Pas