Kryesore

Rindërtimi dhe COVID-19, Basha akuza Ramës: Mashtrues, premtoi se…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:59 - 04/06/20 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit si dhe për menaxhimin e situatës së krijur nga koronavirusi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha akuzaon kryeministrin Edi Rama se është përgjegjës për varfërinë e qyetarëve. Po ashtu, ai thotë qeveria nuk i ndihmoi qytetarët pas tërmetit dhe gjatë pandemisë.

Po ashtu, kryedemokrati e ka ka cilësuar Ramën si mashtrues, pasi premtoi se do të pastronte në Thumanë të gjitha rrënojat e shkaktuara nga tërmeti, por, sipas Bashës, kjo është një gënjeshtër.

Reagimi

RAMAVIRUSI shkatërroi ekonominë dhe varfëroi shqiptarët edhe më shumë gjatë pandemisë.

Propaganda me regji qëndrore e Ramës nuk e fsheh dot dështimin. Në prill premtoi se do të punohet me 4 turne (!!!) për të pastruar Thumanën nga rrënojat. Pamjet flasin vetë. “Puna” zgjati aq sa vizita dhe transmetimi me regji qëndrore i mashtrimit të radhës.

Rama nuk i ndihmoi qytetarët as pas tërmetit dhe as gjatë pandemisë. Lekët e shqiptarëve i çon në xhepin e oligarkëve dhe për shpenzime luksi. Në vend që të ndihmonte qindra familje të varfëra, Rama harxhoi qindra mijë euro të taksave tona me charter luksi për fundjavë në Paris.

Ekonomia në krizë të thellë, është dështimi i Ramës, i qartë po aq sa gënjeshtrat që ai broçkullit çdo ditë shqiptarëve.

Pas