Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rikthehet vëmendja tek email-et e Clinton

2016/09/05 at 7:43 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikthehet vëmendja tek email-et e Clinton

Javën e kaluar propozimet e kandidatit republikan për president, Donald Trump mbi çështjen e imigracionit ishin në qendër të debateve në Uashington, ndërsa këtë javë vëmendja po kthehet tek çështja e emaileve të kandidates demokrate Hillary Clinton nga koha kur ajo ishte sekretare shteti.

Dy muaj para ditës së zgjedhjeve, fushata e Clinton është hedhur përsëri në mbrojtje, pasi FBI-ja publikoi shënimet e intervistës tre-orëshe në korrik me kandidaten demokrate për president. FBI më parë ka njoftuar se nuk ka zbuluar prova për shkelje kriminale, por shënimet nga intervista në FBI theksojnë konkluzionet që kanë ndjekur zonjën Klinton për muaj të tërë.

“Ka dëshmi se kishte pakujdesi tepër të madhe në trajtimin informacioneve sekrete,”tha drejtori i FBI-së, James Comey.

Dhjetëra herë, zonja Clinton ka thënë se ajo nuk mbante në mend hollësitë e korrespondencave të saj elektronike kur ishte Sekretare e Shtetit. Gjatë mandatit të saj, ajo ka përdorur një e-mail privat për punët zyrtare. FBI ishte pjesërisht e suksesshme në gjetjen e emailave të fshirë nga serveri i saj privat.

“Ishte një gabim. Unë nuk do ta përsëris atë.”

Sipas shënimeve të FBI-së, zonja Clinton nuk ishte në dijeni se disa emaile që ajo kishte marrë përmbanin informacione sekrete pasi ajo nuk e dinte se shënimi me shkronjën “C” nënkuptonte se informacioni ishte sekret. Fushata Trump menjëherë u hodh në sulm.

Kelleyanne Conway, Menaxhere e fushatës së zotit Trump thotë:

“Një ish-senatore amerikane, ish-zonjë e parë, dhe një sekretare e shtetit duhet të dijë se çfarë nënkupton mbishkrimi “C”. Hillary Clinton është në vështirësi, ajo nuk po pranohet si një kandidate e sinqertë dhe e hapur.”

Kandidati i zonjës Clinton për nënpresident, thotë se shënimet i konfirmojnë përfundimet themelore të FBI-së.

“Këto shënime, të cilat zonja Clinton kërkoi të bëhen publike, tregojnë qartë se pse FBI nuk e pa të nevojshme ngritjen e procedurave penale.”

Republikanët do të vazhdojnë ta shfrytëzojnë këtë çështje.

“Qasja e Qeverisë dhe favoret nuk do të nxirren më në shitje, dhe emailet e rëndësishëm nuk do të fshihen,” thotë zoti Trump

Demokratët u kundër-përgjigjën. Tim Kaine, kandidat demokrat për nënpresident thotë:

“Kandidati Donald Trump nuk do t’i bëjë publike të dhënat mbi taksat e tij pasi ai premtoi se do ta bënte këtë.”

Ndërkohë, sondazhet tregojnë se shumica e amerikanëve i shohin kandidatët Clinton dhe Trump si të pafavorshëm.

/Zëri i Amerikës

Etiketa: clintonemailetvemendja

Ju sugjerojmë

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center
-U tha në Opinion

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center

21 Janar, 2026 11:03 pm
Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën
-U tha në Opinion

Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën

21 Janar, 2026 10:56 pm
Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

Trump heq tarifat për Groenladën pas takimit me Mark Rutte

21 Janar, 2026 10:44 pm
Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë
Bota

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë

21 Janar, 2026 9:03 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Gorenlanda/ Trump: Nuk dua dhe nuk do të përdor forcën

21 Janar, 2026 8:23 pm
Silvinjo: Respekt për Ukrainën, por jemi përgatitur për fitore
Sport

Në pritje të playoffit të Botërorit, Sylvinho: Duhet të gabojmë sa më pak

21 Janar, 2026 7:06 pm
Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump
Aktualitet

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump

21 Janar, 2026 6:33 pm
Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha
Kronikë

Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha

21 Janar, 2026 6:29 pm
Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

21 Janar, 2026 6:02 pm
Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese
Kryesore

Shkarkime dhe emërime në disa institucione, çfarë ka vendosur Këshilli i Ministrave

21 Janar, 2026 5:58 pm
Para
Edi Rama komenton stadiumin “Loro Boriçi” para ndeshjes Shqipëri-Maqedoni

Edi Rama komenton stadiumin “Loro Boriçi” para ndeshjes Shqipëri-Maqedoni

Video/ Ja si po festojnë tifozët shqiptarë në Shkodër para ndeshjes me Maqedoninë

Video/ Ja si po festojnë tifozët shqiptarë në Shkodër para ndeshjes me Maqedoninë

Kualifikueset e Botërorit/ Finlandë-Kosovë, ja formacionet zyrtare të ekipeve në fushë

Kualifikueset e Botërorit/ Finlandë-Kosovë, ja formacionet zyrtare të ekipeve në fushë

TE FUNDIT

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center
21 Janar, 2026

Aksioni policor i disa ditëve më parë për goditjen e një aktiviteti mashtrues call center-ash në Tiranë zbuloi skemën e...

Lexo më shumë

Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën

Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën
21 Janar, 2026

Gazetari Taulant Kopliku, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tregoi skemën sesi mashtrohen europianët, përmes call center-ave në...

Lexo më shumë

Trump heq tarifat për Groenladën pas takimit me Mark Rutte

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
21 Janar, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se nuk do të vendosë tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1...

Lexo më shumë

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë
21 Janar, 2026

Sindikata spanjolle e makinistëve të trenave SEMAF ka thirrur një grevë tre-ditore mbarëkombëtare për datat 9, 10 dhe 11 shkurt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com