Kreu i PD, Lulzim Basha shprehet se votimin e rezolutës në OKB që dënon sulmin rus në Ukrainë është një moment historik.
Kryedemokrati, shkruan në “Twitter”, se bota është e bashkuar dhe e vendosur për të qëndruar krah Ukrainës.
Postimi i Bashës:
Është një ditë historike për paqen, shumica dërrmuese e vendeve anëtare të OKB-së votuan për të ndalur agresionin e paprovokuar dhe të pajustifikuar rus. Bota është e bashkuar dhe e vendosur për të qëndruar pranë Ukrainës dhe për të mbrojtur vlerat dhe parimet që na mbajnë të bashkuar.