Tenori shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu, është shfaqur kritik dhe tejet i revoltuar nga përdorimi i Shqipërisë nga politikanët anglezë gjatë fushatës së “brexit”.
Në një koment në fb, Pirgu kërkon të ndalet publiciteti i shëmtuar ndaj Shqipërisë si vend i varfër dhe i izoluar një kohë kur referendumi ka përcaktuar tashmë gjithçka.
“A ka mundësi që ky publicitet i shëmtuar ndaj Shqipërisë të ndalet? Kanë vërtet nevojë britanikët për #brexit e tyre të përdorin vendin tonë, vend e pa vend, edhe pas daljes nga EU? ”
Revolta e Pirgut erdhi si përgjigje ndaj këtij postimi në Twitter nga politikani laburist Chuka Harrison Ummuna.
“Nëse britanikët do të votonin për t’u larguar nga Bashkimi Europian, atëherë ata do të ktheheshin në një Shqipëri”.
Ndërkohë Pirgu po vazhdon suksesshëm turneun muzikor. Në datat 30 Qershor deri në 8 Korrik ai do të jetë në “Gran Teatre del Liceu” të Barcelonës për të interpretuar në rolin e Rodolfos në operën “Traviata”.