Çështja kryesore sot në mediat britanike, por edhe ato evropiane, ka qenë revolta e tre ministrave anglezë kundër kryeministres Theresa May. Ata kanë paralajmëruar se do të dorëhiqen për të votuar pro mocionit për shtyrjen e daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian, një vendim ky që shkon kundër linjës së May-t.
Bëhet fjalë për Amber Rudd, Ministre e Punës, Greg Clark, Ministër i Drejtësisë dhe David Gauke, Ministër i Sipërmarrjes. Të tre këto figura të rëndësishme të qeverisë britanike, janë kundër Brexit.
Në një artikull të shkruar për “Daily Mail”, tre ministrat bëjnë me dije se nëse nuk arrihet marrëveshje për Brexit brenda datës 27 shkurt, do të votojnë për shtyrjen e artikullit 50 që parashikon shkëputjen nga Bashkimi Europian./Opinion.al