Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reshje të dendura në vend, policia rrit prezencën në rrugë dhe paralajmëron qytetarët

2022/11/20 at 11:57 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Reshje të dendura në vend, policia rrit prezencën në rrugë dhe paralajmëron qytetarët

Ndërsa vendi është prekur nga një mot me reshje të dendura, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

“Në rast se do të ketë bllokime të rrugëve, si dhe të telefonojnë në numrin 112, për problematikat që mund të hasin gjatë udhëtimit të vështirësuar si pasojë e motit të keq”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bëhet me dije se Policia Rrugore ka rritur prezencën në rrugë dhe monitorimet me mjetet inteligjente, në të gjithë vendin.

Njoftimi i plotë

Policia e Shtetit/Shërbimet e Policisë Rrugore, ato të Rendit dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë janë në gatishmëri për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve, në rast nevoje, si pasojë e motit të keq.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në të gjitha qarqet janë ngritur dhe funksionojnë grupet e drejtimit.

Po mbahen kontakte me pushtetin vendor dhe me firmat kontraktore, për pastrimin e atyre segmenteve në të cilat ka rënie inertesh.

Të gjithë inspektorët e Policisë në zona ndodhen në zonat e tyre dhe janë në kontakt me administratorët e njësive administrative dhe me kryepleqtë e fshatrave, për t’iu ardhur në ndihmë në rast nevoje.

Nisur nga moti i keq me reshje shiu të dendura, që ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve, Policia Rrugore ka rritur prezencën në rrugë dhe monitorimet me mjetet inteligjente, në të gjithë vendin.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore dhe të moderojnë shpejtësinë, pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit në rrugë dhe rënie inertesh.

Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse dhe t’u japin përparësi këmbësorëve, në vijat e bardha.

Gjithashtu, drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të ndjekin dhe të zbatojnë me rigorozitet udhëzimet e Policisë Rrugore dhe të autoriteteve të tjera shtetërore, në rast se do të ketë bllokime të rrugëve, si dhe të telefonojnë në numrin 112, për problematikat që mund të hasin gjatë udhëtimit të vështirësuar si pasojë e motit të keq.

Ju sugjerojmë

Miratohet vendimi, në territorin e Aeroportit të Kukësit do të ndërtohet central fotovoltaik
Kryesore

Lëvizje emrash edhe në disa Ministri, kush vjen dhe kush largohet

5 Nëntor, 2025 5:28 pm
Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë
Kryesore

Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë

5 Nëntor, 2025 5:25 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Nëse SHBA rifillon testet bërthamore, do të veprojmë edhe ne

5 Nëntor, 2025 5:11 pm
Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur
Aktualitet

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur

5 Nëntor, 2025 4:51 pm
Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për Lekun
Aktualitet

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për Lekun

5 Nëntor, 2025 4:37 pm
Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë
Rajoni

Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë

5 Nëntor, 2025 2:46 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Emrat e anëtarëve të PD për Komisionet e Zgjedhores dhe Territoriales

5 Nëntor, 2025 1:57 pm
Raporti i BE, Berisha: Plotësohet vetëm kriteri gjeostrategjik, asnjë tjetër
Politikë

Raporti i BE, Berisha: Plotësohet vetëm kriteri gjeostrategjik, asnjë tjetër

5 Nëntor, 2025 1:42 pm
I lidhur në një kryq dhe me uniformën e të burgosurit, skulptura prej dylli e Trump
Bota

I lidhur në një kryq dhe me uniformën e të burgosurit, skulptura prej dylli e Trump

5 Nëntor, 2025 1:16 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Politikë

Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit

5 Nëntor, 2025 1:08 pm
Para
Shënohet dëbora e parë e këtij dimri në vend

Shënohet dëbora e parë e këtij dimri në vend

Vuçiç: Marrëveshje edhe në fushën e inteligjencës artificiale, të robotëve

Vuçiç konfirmon takimin në Bruksel: Po shkoj që të mos jap arsye që Serbia të akuzohet

Protesta e 6 Dhjetorit, Meta refuzon të komentojë datën e zgjedhur nga PD

Protesta e 6 Dhjetorit, Meta refuzon të komentojë datën e zgjedhur nga PD

TE FUNDIT

Lëvizje emrash edhe në disa Ministri, kush vjen dhe kush largohet

Miratohet vendimi, në territorin e Aeroportit të Kukësit do të ndërtohet central fotovoltaik
5 Nëntor, 2025

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u propozuan disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve: – Znj. Armela...

Lexo më shumë

Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë

Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë
5 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar zhvillimin e një mbledhje në selinë e Partisë Socialiste mbrëmjen e sotme. Mësohet se në orën 19:00...

Lexo më shumë

Putin: Nëse SHBA rifillon testet bërthamore, do të veprojmë edhe ne

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
5 Nëntor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një mbledhje operative me anëtarët e Këshillit të Sigurisë. Në fillim të takimit u diskutuan...

Lexo më shumë

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur
5 Nëntor, 2025

Një ditë pasi Komisioni Europian publikoi Progres Raportin 2025 për Shqipërinë, Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos ftoi Ministren për Europën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com