Aktualitet

Reshje shiu në këto zona, parashikimi i motit për sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:14 - 03/11/21 |
Opi Nion

Gjatë ditës së sotme kthjellime dhe vranësira të herë pas hareshme do të mbizotërojnë kushtet e motit në vendin tonë, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat Jugore.  Në Veri të territorit vranësirat pësojnë zhvillim të përkohshme, duke sjell në këto zona shira afatshkurtër.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale por rriten në vlerat maksimale duke u luhatur nga 4°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke sjell në det dallgëzim 5 ballë./Opinion.al

Pas