Shqipëria gjatë 24 orëve të fundit do të jetë në dominimin e një moti me reshje të dendura edhe erë.
Edhe kryeqyteti është prekur nga kjo situatë meteorologjike, ku në disa zona për shkak të stuhisë janë rrëzuar edhe pemë.
Përmes një postimi në rrjetin social Tuiter, Kryebashkiaku Veliaj iu bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ne kete situate.
“Mirëmëngjes! Kolegët e emergjencave civile po rikuperojnë dëmet nga stuhia e mbrëmshme! Për pak rikthejmë gjithçka në normalitet! Gjithsesi, me kujdes në rrugë dhe faleminderit për bashkëpunimin”, shkruan Veliaj.
Punonjësit e bashkisë kanë punuar gjatë orëve të natës dhe në mengjes për të normalizuar situatën dhe për të eliminuar rrezikun për qytetarët./Opinion.al
? Miremengjes!
⚠️ Koleget e emergjencave civile po rikuperojne demet nga stuhia e mbremshme! Per pak rikthejme gjithcka ne normalitet! Gjithsesi me kujdes ne rruge & falemnderit per bashkepunimin! ?
Per cdo nevoje ? ☎️ #112 ?? pic.twitter.com/niYn3hlVHK
— Erion Veliaj #EYC2022 ???? (@erionveliaj) November 20, 2022